Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), sot në kuadër të fushatës për përkrahjen e referendumit të 30 shtatorit, mbajti tubimin e radhës me qytetarët e komunës së Strugës, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!
Në fjalimin e tij, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi theksoi se “marrëveshja e Prespës” është rezultat i një angazhimi maksimal dhe të një mobilizimi të paparë të diplomacisë perëndimore për zgjidhjen e kontekstit të emrit me Greqinë, si dhe të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike”.
“Andaj referendumi i 30 shtatorit është një moment historik që ne duhet ta marrim seriozisht, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona”, ka theksuar Thaçi.
[embedded content]

