[embedded content]
Për çdo ditë, Ivanka pret që nipi i saj të mbarojë mësimin e ta ndihmojë për ta mbajtur çantën e shkollës. E mbushur me libra dhe fletore, ajo thotë se çanta është tepër e rëndë për të rriturit e jo më për fëmijët.
“Me këtë kurriz që ka do të shtrembërohet. Prandaj ka skolioza e gjëra të tilla. Ja provojeni sa e rëndë është. Sa peshon? Nuk di t’ju them por është e rëndë edhe për mua, e jo më për të”, tha Ivanka Kërstevska.
Edhe të tjerë që prisnin para shkollës fillore “Goce Dellçev” na thanë se kanë frikë që fëmijët po e pësojnë keq nga çantat e rënda.
“Absolutisht që dëmton, prandaj dua ta ruaj, sepse unë jam dëmtuar që jam dëmtuar tashmë”, u shpreh Gordana Bozhinovska.
Numri i fëmijëve me problem të shtyllës kurrizore është në rritje, thotë fizioterapisti Goran Sanevski.
“Problemet më të shpeshta në moshën para dhe pas shkollore tek fëmijët janë deformimet që paraqiten gjatë rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve. E parë statistikisht më shumë këtë e sjellin ngarkesat gjatë ditëve shkollore, e ato janë çantat që me të vërtetë janë të tejngarkuara që fëmijët t’i mbajnë për në shkollë. Faktor i dytë janë edhe sëmundjet e trashëguara, ndërsa faktor i tretë është mungesa e aktivitetit fizik”, tha Goran Sanevski, Fizioterapist.
Rritjen e deformimeve kurrizore na e pohoi edhe Gjorgi Stanishevski. Në qendrën për ortetikë dhe protetikë “Sllavej” ai përgatit korse që ndihmojnë në drejtimin e kurrizit. Thotë se kërkesa për korse ortopedike është rritur. Sikur të mos mjaftonin çantat e rënda të shkollës, edhe komnpjuterët dhe smarfonët janë bërë shkaktarë të problemeve kurrizore.
“Ne nuk mundemi që t’u ikim këtyre tendencave të reja, që të ndalojmë të punojmë me kompjuter, me smartfonë kur mënyra e sotme e jetesës kërkon lidhje të vazhdueshme me këto mjete. Megjithatë, aq kohë sa harxhohet në to, aq kohë do të duhet të harxhohet edhe në ndonjë aktivitet fizik, sport ose çfarëdoqoftë”, u shpreh Gjorgi Stanishevski, Qendra për Ortetikë dhe Protetikë “SLLAVEJ”.
Sporti është ilaçi për probleme të tilla, thonë mjekët specialistë, sepse përmes aktivitetit fizik bën përforcimin e skeletit dhe të nyjeve kockore. Gjithashtu ata sugjerojnë edhe përdorimin e topave terapeutikë në vend të karrigeve dhe lëvizje pas çdo 30 minutave qëndrimi ulur.
Përgatiti: Besir Arifi
Data 15.06.2026
Aktuale
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë
- Andonovski: Maqedonia bëhet anëtare e plotë e rrjetit global “FIRST” për siguri kibernetike
- “Hetimi nga policia gjyqësore është difektoz” – Olsian Çela te Komisioni i Ligjeve: Mbetet Thembra e Akilit! Ende nuk kemi zgjidhje optimale në raportin Prokurori-Polici
- Koncert i Muzikës Shpirtërore në Shkup nga artisti i njohur, Burhan Şaban
- Mickoski për rikonstruimin e Qeverisë: Fokusi do të jetë te përmbajtja, jo te madhësia
- I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”
- Shkup, mbahet programi i hapjes së projektit të shkollës verore që do të organizohet me mbështetjen e TIKA-s
- Dosja ‘Meta’, Fatime Kryemadhi refuzon gjykimin e shkurtuar: S’kam bërë pastrim parash! GJKKO rrëzon kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës

