25 Shtator 2018 / 14:05
Në vazhdën e vizitave të faktorit ndërkombëtar në prag të referendumit, në Maqedoni po qëndron kryetari i Parlamentit të Sllovenisë Dejan Zhidan i cili vlerëson se Marrëveshja për emrin me Greqinë e ruan identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe se të dyja këto do të njihen edhe ndërkombëtarisht. Zhidan këtë e bëri të ditur pas takimit me kreun e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, duke apeluar qytetarët që të dalin dhe të votojnë më 30 shtator.
Zgjidhjen që e ofron Marrëveshja e Prespës i hap dyert e NATO-s dhe siguron fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, ndërsa në të njëjtën kohë edhe ruan identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase të cilët shumë kohë më parë kanë qenë shqetësim i popullit maqedonas”- theksoi, kryetar i Parlamentit të Sllovenisë.
Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi tha se vizita e homologut të tij slloven Dejan Zhidan nënkupton se shteti i Sllovenisë e mbështet referendumin dhe se ekzistojnë marrëdhënie të mira bilaterale në mes dy shteteve.
Nënkupton vërtetim të mbështetjes së Republikës së Sllovenisë në vigjilje të referendumit më 30 shtator. Marrëdhëniet bilaterale të të dy vendeve gati 25 vite të vendosjes së bashkëpunimit bilateral në kontinutet janë në rrafshin e marrëdhënieve miqësore pa çështje të hapura mes dy vendeve”- Talat Xhaferi , kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.
Zhidan mori shembull popullatën e Sllovenisë kur para 15 vitesh, 90% e pjesëmarrësve në referendum për hyrjen e Sllovenisë në BE, votuan PËR. Ai tha se atëbotë gjithë partitë politike i ishin bashkëngjitur vullnetit të popullit, duke besuar se edhe në Maqedoni do të ndodhë e njëjta gjë.
Besian Leka


