Author: almakos

23 Shtator 2018 / 14:21 Ish kryeministri, Lupço Georgevski vlerëson se nëse dështon Marrëveshja e Prespës vendi do të humb shansin për arritjen e një kompromisi më të mirë në të ardhmen. Sipas tij nëse referendumi i 30 shtatorit nuk kalon, atëherë Maqedonia do të vazhdojë të njihet si IRJM ndërkohë që edhe faktori ndërkombëtar do të heq dorë nga vendi. Marrëveshja nuk është ideale për shkak të përdorimit të brendshëm të emrit, thotë Georgievski por bën me dije se gjuha dhe identiteti nuk janë cenuar aspak. Madje për të shpjeguar ende më mirë qëndrimet e tij, Lupço Georgievski në…

Lexo më Shumë

Më 27 shtator fillon periudha përgatitore për procesin e inkuadrimit të Maqedonisë në BE. Zëvendëskryeministri dhe njëherit edhe shef i delegacionit të Maqedonisë për negociata me BE-në, Bujar Osmani në konferencën për shtyp sot njoftoi se do ta kryesojë delegacionin e Maqedonisë në Bruksel i cili më 27 shtator do ta fillojë skriningun për kapitullin 23 – gjyqësori dhe të drejtat fundamentale. Në delegacionin, i cili do të numërojë rreth dyzetë persona nga shumë institucione, do të jetë edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Skriningu në të gjitha kapitujt duhet të rrumbullaksohet deri në qershor të vitit 2019. Qeveria sot…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 13:20 Prokurorja speciale publike Katica Janeva më datën 30 shtator nuk do të bëjë ajvar, por do të votojë në referendum. Në intervistën për televizionin Alsat M, sqaron se bëhet fjalë për moment historik. Janeva përveçse për referendumin flet edhe për dy raportet e PSP-së – njëri për punën e tyre, ndërsa tjetri i dedikuar për gjykatësit dhe veprimin e tyre të pandërgjegjshëm dhe pamoralshëm. Gjithë intervistën mund ta ndiqni në lajmet e televizionit Alsat-M. [embedded content]

Lexo më Shumë

Grup i ri me një numër rekord prej 55 amerikanëve sot do të arrijnë në Maqedoni ku do të shërbejnë si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Ata do ta ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre duke shërbyer si vullnetarë nëpër shkolla dhe organizata nëpër Maqedoni. Vullnetarët do të priten në aeroport nga Drejtori i Korpusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hannafin dhe stafi i Korpusit të Paqes. Gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni, ata do të punojnë si arsimtarë dhe profesorë të gjuhës angleze, si edukatorë specialë me persona me nevoja të veçanta, në fushën e zhvillimit të bashkësive në partneritet…

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 11:57 Nga 18 shtatori deri më sot, policia në SP për mbikëqyrjen e kufirit në Sopot, në vijën kufitare prej rrugës Miratoc (fshati Llojan) deri në autostradë, ka ndaluar 121 emigrantë nga gjithsej 13 raste. Emigrantët kanë tentuar në mënyrë të paligjshme të futen në Republikën e Maqedonisë nga Republika e Serbisë. Prej tyre, 112 ishin nga Irani, gjashtë nga Afganistani dhe tre nga India.

Lexo më Shumë

23 Shtator 2018 / 9:58 Presidenti Gjorge Ivanov gjat takimit me Diasporën e Bashkuar të Maqedonisë në Detroit të SHBA-së ka bërë të ditur se nuk do të votoj në referendumin e 30 shtatorit. Dy herë kam fituar besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshime të Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, kam fituar besimin që të mos pranoj idetë dhe sugjerimet që rrezikojnë identitetin kombëtar, të veçantën e kombit maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin e Maqedonisë për bashkëjetesë. Unë nuk heq dorë nga premtimi im. Prandaj, më 30 shtator, nuk do të dal për votim, porositi presidenti…

Lexo më Shumë

22 Shtator 2018 / 17:05 Thirrja e kryeministrit Zoran Zaev për biznesmenët, me para, ti motivojnë punonjësit në kompanitë e tyre për të votuar në referendumin e ardhshëm, nuk është etike. Ky është vlerësimi i OJQ-së “Most” që gjendet në raportin e tyre periodik. Ata thonë se një sjellje e tillë është një precedent që në të ardhmen mund të kthehet në një pjesë integrale të fushatave dhe sjelljes së politikanëve. Asociacioni qytetar konsideron një lëvizje të mirë aplikimin e një mjeti nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit për të raportuar në mënyrë anonime presione në administratë, por deri tani…

Lexo më Shumë

[embedded content] Do të ketë rritje të rrogave prej 5% për të punësuarit në shëndetësi, për mësimdhënësit, edukatoret dhe kujdestaret, respektivisht për të gjithë ata që janë përgjegjës për gjënë më të rëndësishme, fëmijët, arsimin dhe shëndetin e tyre. Kështu paralajmëroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski. E kemi të qartë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të madh. Ndryshimi bëhet sipas mundësive që i kemi, por drejtimi është i qartë.Për Qeverinë, përforcimi i shëndetësisë publike dhe arsimit është prioritet. Ato janë themeletë shoqërisë dhe nuk guxojmë të lejojmë që vendi të jetë në fund të testeve PISA, deklaroi ministri i…

Lexo më Shumë

[embedded content] Java Evropiane e Mobilizimit u shënua me një serë aktivitetesh. Komuna e Çairit sot organizoi një turne me biçikleta. Evenimenti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për uljen e ndotjes dhe ruajtjen e pastërtisë së ajrit përmes zvogëlimit të përdorimit të automjeteve. Këtij turneu iu bashkangjitën edhe zëvendës-kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Para biçikletave të tyre valuan flamujt e Bashkimit Evropian. Këtë që e shihni këtu është ajo vlerë evropiane për të cilën ne po pretendojmë. Gjithçka do të  varet prej vendimit tonë me 30 shtator.…

Lexo më Shumë

[embedded content] Fusha e Strumicës shndërrohet në fushë të kuqe në këtë periudhë të vitit. Bujqit nga orët e hershme të mëngjesit e deri vonë pasdite mbledhin speca të kuq. Nuk janë të disponuar që të flasin para kamerave por thonë se nuk po përballen me probleme si bujqit e tjerë, të cilët kishin shumë probleme me plasmanin e produkteve të tyre. Nga Sindikata rajonale e produkteve bujqësore, thonë se një sasi e madhe e specave të kuq që kryesisht përdoren për përgatitjen e ajvarit, tashmë janë në fazën e përpunimit. Është koha që produkti ynë bujqësor të hyjë në…

Lexo më Shumë

[embedded content] Çka të bëj, spo di as vet. Ai po i duket vetja i fortë. Zoti na dhashtë hajrin, deklaroi Nazmi Ramadani. Kështu Nazmi Ramadani nga Shkupi filloi ta shpjegojë problemin e tij që ka me fqiun e ri. Ai ndonëse jeton për më shumë se 50 vite në këtë lokacion, në Çarshinë e Vjetër, fqiu i ri me objektin e tij, përkundër çdo ligji dhe logjike, siç thotë ai, ka filluar ndërtimin 15 cm larg nga muri i shtëpisë së tij, duke errësuar shtëpinë dhe duke rrezikuar nga ndonjë shembje e mundshme. “Pamjen? E ka terru krejt, ska…

Lexo më Shumë