[embedded content]
Do të ketë rritje të rrogave prej 5% për të punësuarit në shëndetësi, për mësimdhënësit, edukatoret dhe kujdestaret, respektivisht për të gjithë ata që janë përgjegjës për gjënë më të rëndësishme, fëmijët, arsimin dhe shëndetin e tyre. Kështu paralajmëroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
E kemi të qartë se nuk bëhet fjalë për ndryshim të madh. Ndryshimi bëhet sipas mundësive që i kemi, por drejtimi është i qartë.Për Qeverinë, përforcimi i shëndetësisë publike dhe arsimit është prioritet. Ato janë themeletë shoqërisë dhe nuk guxojmë të lejojmë që vendi të jetë në fund të testeve PISA, deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Rroga minimale në shkollat fillore është 12.714 denarë, kurse në atotë mesme 13.117 denarë. Në arsimin fillor dhe të mesëm punojnë gjithsej 30.238 persona. Buxheti i paraparë për këtë vit është 145 milionë denarë, kurse për vitin e ardhshëm 580 milionë denarë.
Qëllimi ynë është që me këtë trend të rritjes së rrogave të vazhdojë të rritet edhe motivimi i mësimdhënësve, motivimi i atyre të cilët janë përgjegjës për edukimin dhe arsimin dhe i atyre të cilët një ditë do të ulen në këto vende, për ta udhëhequr sektorin e biznesin, për të krijuar politika ekonomike, për të menaxhuar me arsimin, shëndetësinë, sistemin pensional etj, deklaroi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Me qëllim që kuadri mjekësor të qëndrojë në vend, rritje nga 1.500 deri në 4.500 denarë do të ketë edhe për të punësuarit në shëndetësi. Do të paguhen edhe orët shtesë të punës, por do të investohet edhe në pajisjet mjekësore. Për këtë, në buxhet janë paraparë gjithsej 117 milion e 483 mijë denarë.
Për kuadrin arsimor në degët kirurgjike të Klinikave Universitare do të ketë rritje rrogash për 5.300 denarë, për specialistët 4.500 denarë, për infermieret me arsim të lartë 2.000 denarë, kurse për stafin e mesëm mjekësor 1.500 denarë, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
4.295 të punësuar në çerdhe do të marrin rroga më të larta për mesatarisht 1.000 denarë më shumë. Për ta, nga buxheti janë ndarë 15 milionë denarë.
Konsideroj se në periudhën në vijim do të mund të dalim me zgjidhje të përbashkëta ligjore, që do të thotë një standard evropian sa i takon rritjes së rrogave dhe zhvillimit të karrierës në arsimin parashkollor, sepse pesë klasat e para janë më të rëndësishme dhe e japin bazën për rritjen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Caroska.
Ndryshe, opozitarja VMRO-DPMNE në fillimine këtij muaji, kërkoi që të ndërpriten të gjithë tenderët dhe shpalljet për punësim të përkohshëm në institucionet shtetërore, si dhe për rritjen e rrogave, në prag të referendumit, ngaqë konsiderojnë se duke i keqpërdorur resurset dhe buxhetin, do të korruptohet edhe e drejta e votës së qytetarëve. Ministrat thanë se kjo rritje ishte paralajmëruar qysh nga tetori i vitit të kaluar.
PËRGATITI: ALEKSANDRA VELINOVA
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë
- IBU mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut në Stamboll
- Një person është lënduar në zjarrin në Shtip
- Shifrat/ Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
- Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën në fundin e takimit në Dallas

