[embedded content]
Fusha e Strumicës shndërrohet në fushë të kuqe në këtë periudhë të vitit. Bujqit nga orët e hershme të mëngjesit e deri vonë pasdite mbledhin speca të kuq. Nuk janë të disponuar që të flasin para kamerave por thonë se nuk po përballen me probleme si bujqit e tjerë, të cilët kishin shumë probleme me plasmanin e produkteve të tyre. Nga Sindikata rajonale e produkteve bujqësore, thonë se një sasi e madhe e specave të kuq që kryesisht përdoren për përgatitjen e ajvarit, tashmë janë në fazën e përpunimit.
Është koha që produkti ynë bujqësor të hyjë në prodhimtarinë e planifikuar. Të dihet sa hapësira do të mbillennga një bimë e caktuar. Sa sasi e prodhimeve mund të mblidhen në ato hapësira. E njëjta përfshin edhe specat industrial dhe shpresoj se nga fillimi i dimrit, në dhjetor, janar, do të duhet të ulemi me institucionet kompetente, deklaroi Risto Vellkov.
Për dallim nga të mbjellat në të hapur të cilat u dëmtuannga moti i keq, speci i kuq nga oranzheritë, shitet me çmim deri në 20 denarë për kilogram. Ekspertët e bujqësisë vlerësojnë se fara autoktone “Kurtovska Kapija” është modifikuar, por shtojnë se duhet të merren parasysh edhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria e farës.
Kohëve të fundit ka edhe lloje hibride të specave, farat e të cilave janë shumë më të shtrenjta. Për shkak se hibridi është në farë dhe përkundër farave jo-hibride, kanë edhe anë pozitive. Megjithatë, fara hibride ende nuk përdoret aq shumë te ne. Populli nuk është mësuar që të blejë fara të shtrenjta por i mbledhin vetë farat, deklaroi Igor Ivanovski, magjistër i Shkencave Bujqësore.
Në fushën e Strumicës, nga rreth 2000 hektarë të mbjella me speca industrial, pritet që të mblidhen 45 mijë ton, prej të cilave 10-15 mijë ton do të plasohen në tregjet e huaja. Maqedonia ka traditë e cila zgajt disa dekada me radhë për përgatitjen e ajvarit, nga specat e kuq – industrial, kryesisht për nevoja shtëpiake. Por në vitet e fundit, kavanoz me ajvar mund të gjeni edhe në shumë tregje të huaja, në radhën e specialiteteve mesdhetare.
Përgatiti: Katerina Dafçeva
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë
- IBU mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut në Stamboll
- Një person është lënduar në zjarrin në Shtip
- Shifrat/ Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
- Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën në fundin e takimit në Dallas

