[embedded content]
Java Evropiane e Mobilizimit u shënua me një serë aktivitetesh. Komuna e Çairit sot organizoi një turne me biçikleta. Evenimenti në fjalë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për uljen e ndotjes dhe ruajtjen e pastërtisë së ajrit përmes zvogëlimit të përdorimit të automjeteve. Këtij turneu iu bashkangjitën edhe zëvendës-kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Para biçikletave të tyre valuan flamujt e Bashkimit Evropian.
Këtë që e shihni këtu është ajo vlerë evropiane për të cilën ne po pretendojmë. Gjithçka do të varet prej vendimit tonë me 30 shtator. E hëna pas 30 shtatorit, do të na tregojë nëse duam një jetë të këtillë apo duam një jetë ndryshe, deklaroi zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Ganiu përsëriti premtimet për fusha të hapura sportive në Çair dhe për korsi për biçikleta. Sa i përket trotuareve të stërmbushura me makina dhe kaosit në trafik, ai premtoi zgjidhje. Vendparkime në kate dhe vendparkime të montuara, shpjegoi Ganiu. Në procedurë e sipër janë edhe dy rrethrrotullime të mëdha në Komunës së Çairit.
Gjithashtu ne kemi ngritur iniciativë për ligjin për rrethrrotullime, në të cilin tash është një pengesë e madhe. Këtë vit kanë kaluar dhe në procedurë e sipër janë në Qytetin e Shkupit dy rrethrrotullime më të mëdha këtu në territorin e Çairit, por ne duhet ta kalojmë ligjin, i cili ligj duhet të jetë konform vlerave evropiane, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Nisja e marshit me biçikleta u bë nga Parku i Çairit. Po për këtë hapësirë nuk vlejnë gjithë ato porosi që i dhanë zyrtarët. Parku i Çairit sot ishte përplot me mbeturina. kontejnerët nuk mbanin më, ndërsa personat që po kujdesen për mirëmbajtjen e parkut ishte shumë e vështirë për t’i takuar.
PËRGATITI: ALMEDINA ISMAJLI
Data 15.06.2026
Aktuale
- Aksion i madh në Tetovë: 40 motoristë kapen pa helmetë, tre të arrestuar dhe tre motoçikleta të konfiskuara.
- VLEN: Jo një parti më shumë, por një forcë më e madhe!
- Mot me diell me temperatura deri në 34 gradë
- Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë
- IBU mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi – Maqedonia e Veriut në Stamboll
- Një person është lënduar në zjarrin në Shtip
- Shifrat/ Gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
- Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën në fundin e takimit në Dallas

