22 Shtator 2018 / 17:05
Thirrja e kryeministrit Zoran Zaev për biznesmenët, me para, ti motivojnë punonjësit në kompanitë e tyre për të votuar në referendumin e ardhshëm, nuk është etike. Ky është vlerësimi i OJQ-së “Most” që gjendet në raportin e tyre periodik. Ata thonë se një sjellje e tillë është një precedent që në të ardhmen mund të kthehet në një pjesë integrale të fushatave dhe sjelljes së politikanëve. Asociacioni qytetar konsideron një lëvizje të mirë aplikimin e një mjeti nga Ministria e Shoqërisë së Informacionit për të raportuar në mënyrë anonime presione në administratë, por deri tani askush nuk e ka përdorur atë. MOST filloi monitorimin e referendumit më 3 shtator me 80 vëzhgues në territorin e të gjitha komunave në Maqedoni.
Alsat-M


