23 Shtator 2018 / 15:52
VMRO DPMNE nuk ka plan për bojkotimin e referendumit ndërsa populli vet duhet të vendos se si do të veproj. Kreu i VMRO DPMNE-së, edhe në marshin e sotëm protestues në Ohër vetëm se e përsëriti qëndrimin tashmë të njohur deri më tani. Argumentet janë në tavolinë, tha Mickoski para turmës, me të gjitha anët e këqija dhe nenet në Marrëveshje, që janë dështuese për Maqedoninë. Ai alarmon për presione nga pushteti për dalje më 30 shtator dhe sipas tij, kjo tregon pafuqinë e tyre.
Nuk do të kenë sukses ndërsa pushteti duhet t’i qetësojë kërcënuesit e saj për shkak se, jo tani, por ju tregoj dhe ju siguroj, më dëgjoni me kujdes- do të vijë ditë kur do të “kërkohet llogari” dhe do të kërkohet përgjegjësi para ligjit për të gjithë ju kalëruesit e Apokalipsit. Ligji është i qartë, mbi 900.000 votues që duhet të dalin dhe minimum gjysma të votojnë “Për” marrëveshjen, kjo me ligj është referendum i suksesshëm, as më pak e as më shumë. Nëse dalin më pak, do të thotë se marrëveshja nuk ka kaluar”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE.


