22 Shtator 2018 / 15:13
Komuna e Çairit ka vendosur t’i bashkëngjitet Javës Evropiane të Mobilitetit përmes një marshi me biçikleta. Nuk munguan as porositë se qytetarët duhet të heqin dorë nga makinat dhe përdorin biçikletat si masë për zbutjen e ndotjes së ajrit. Megjithatë Komuna nuk ka përmbushur akoma asnjë parakusht që qytetarët të mund të ngasin biçikletat e tyre nëpër rrugët e Çairit.
Mungojnë korsitë për biçikleta, nuk ka zgjidhje as për kaosin në komunikacion, problemin e parkingjeve dhe uzurpimin e trotuareve nga shitësit dhe makinat e parkuara.
Kryetari i Komunës Visar Ganiu i ndërgjegjshëm për këto probleme theksoi se po punohet për zgjidhjen e këtyre problemeve por pa dhënë afate konkrete.
I gjithë territori i Çairit do të përfshihet në korsi dhe do të jetë shumë më sigurt për bashkëqytetarët tanë dhe për mua të lëvizë të atë drejtim. Jemi duke i hartuar të gjitha planet e reja detale për të paraparë në mënyrë të rregullt se ku do të jenë parkingjet e reja në kate dhe jemi procedurë e sipër apo edhe nga fundi”- tha Visar Ganiu,kryetar i Komunës së Çairit.
Ganiu shtoi se për të zbutur problemin me kaosin në komunikacion disa rrugë do të bëhen njëkahëshe ndërsa planifikohen edhe dy rreth rrotullime të reja.
Valmira Zendeli


