21 Shtator 2018 / 21:44
Në Gjykatën Themelore të Velesit, sot janë dhënë aktgjykimet për mjekët e spitalit të Gjevgjelisë, të cilët ishin akuzuar për vdekjen e Maja Kadievës dhe të foshnjës së saj gjatë procesit të lindjes.
Anesteziologu Tomço Vançev u dënua me 4 vjet burg dhe pesë vjet ndalesë për të ushtruar profesionin e mjekut. Ndërsa gjinekologët Venci Çallkov dhe Donço Moskov janë shpallur të pafajshëm.
Maja Kadieva dhe foshnja e saj e porsalindur kishin ndërruar jetë më 22 tetor të vitit 2015 si pasojë e gabimit të anesteziologëve të cilët sipas analizave të gjakut gjat procesit të lindjes kanë qenë në gjendje të alkoolizuar.


