20 Shtator 2018 / 10:13 Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikut të Qytetit të Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në trafik se në të gjitha rrugët dhe bulevardet trafiku po zhvillohet pa pengesa dhe ndalesa më të gjata, kurse për shkak punimeve ndërtimore në korsinë e bulevardit Aradhat Partizane, për trafikun është e mbyllur korsia e fundit e anës së djatht në drejtim të lëvizjes nga rrethrrotullimi në Porta Vllae drejt Karposhit. Punime ndërtimore për sanimin e defektit po kryhen edhe në bulevardin Jane Sandanski, ku për trafikun është e mbyllur korsia e fundit e anës së majtë…
Author: almakos
20 Shtator 2018 / 9:48 Kryeministri Zoran Zaev sot në Uashington do të ketë takim me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens. “Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pens, ndërsa në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin Pens vijon pas vizitave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe të ndihmës sekretarit shtetëror, Ves Miçel në Maqedoni dhe mbështetjes së shprehur për referendumin e 30 shtatorit dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE. Gjithashtu ish presidenti…
20 Shtator 2018 / 8:52 Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula fon der Lain sot do të vijë për një vizitë zyrtare në Maqedoni. Me këtë rast do të organizohet edhe ceremoni zyrtare për pritjen e Fon der Lain dhe më pas do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me ministren e Mbrojtjes së Maqëedonisë, Radmilla Sheqerinska, bisedime mes dy delegacioneve dhe në fund deklaratat për mediat. Shekerinska dhe Fon der Lain do të marrin pjesë edhe në panel diskutimin në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer me temë “Roli i shoqërisë civile gjatë procesit të integrimit në NATO dhe BE”.
19 Shtator 2018 / 18:49 Në mbledhjen e përbashkët të Komitetit të përzier të deputetëve vendas dhe atyre të BE-së, ku u diskutua rreth reformave të domosdoshme për integrimin e vendit në BE, theksi u vendos në referendumin e 30 shtatorit. Eurodeputeti, Alojz Peterle theksoi se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të vendosur për të ardhmen e tyre. Një mesazh të ngjashëm përcolli edhe Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, sipas të cilit është e rëndësishme të zbatohet marrëveshja me Greqinë, pasi marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga shtyllat e BE-së. Na vjen mirë që është hapur…
19 Shtator 2018 / 17:49 Derisa Qeveria analizon dhe përllogarit se sa janë borxhet e komunave dhe sa prej tyre kanë llogari të bllokuara, vazhdon futja e tyre në borxhe të reja. Që vitin e kaluar kryeministri Zaev paralajmëroi se shteti planifikon të marrë kredi prej 120 milionë eurove për t’i paguar borxhet e komunave. Deri tani Ministria e Financave ende është duke mbledhur informacione se sa është borxhi i tyre. Ministri i Vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu shprehet se tek tani do të kërkohet edhe modeli se si të ndërpritet kjo praktikë e huamarrjes së tepërt. Jemi duke punuar në…
19 Shtator 2018 / 16:33 Pasi që Banka Popullore e uli normën themelore të interesit pritet që të vjen edhe deri te ulja e normave të interesit te depozitat dhe te kreditë bankare. Likuiditeti i sistemit bankar është i madh, ndërsa paratë do të duhet të plasohen në kredi për persona juridik dhe fizik. Bankierët vërejnë lëvizje në sektorin e tyre dhe aktualisht kërkohen projekte të mira për financim. Te depozitat kemi bërë korrigjime për depozitat e ri, për marrëveshjet e reja për depozita, gjithashtu vepruam për kreditë e reja banesore, i ulëm diku për 0,3%, kemi ofertën më të…
19 Shtator 2018 / 16:11 Përmes një vegle digjitale në të cilën shfaqen të dhëna në kohë reale, në raste të fatkeqësive natyrore, vendi dhe institucionet përkatëse në vend do të menaxhojnë me fatkeqësitë natyrore si përmbytje, zjarre dhe katastrofa të tjera. Implementimi i plotë i këtij mjetit digjital do të bëhet deri në muajin dhjetor të vitit 2020. Mjeti digjital sipas Qendrës për menaxhim me kriza rrit bashkëpunimin dhe koordinimin në mes institucioneve të cilat merren me menaxhimin e krizave. Mjeti digjital është pjesë e ushtrimeve të sotshme dhe shërben si tregues I të dhënave në hapësirë për menaxhimin…
19 Shtator 2018 / 15:46 Për shkak të dyshimeve se gjyqtarja Dobrila Kacarska është në lidhje farefisnore me dikë nga të lënduarit më 27 prillin e përgjakshëm, avokati Antonio Apostolski kërkoi që ajo të mos e gjykojë rastin. Kërkesa u refuzua nga gjykata, dhe procedura vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Sashko Kocevski, dëshmoi i pari. Është punonjës në parlament, përgjegjës për sistemin e votimit elektronik. Ai e përshkroi 27 prillin e vitit të kaluar në detaje dhe theksoi se ai është anëtar i VMRO – DPMNE që nga viti 1991. U kujtua se kur Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Trajko Veljanski e…
19 Shtator 2018 / 15:30 Klinika e Psikiatrisë me të dhëna alarmante mbi sëmundjet mentale. Nga viti në vit sa vjen e shtohet numri i pacientëve të prekur nga sëmundjet mendore. Brenda një viti në Ambulancën e kësaj Klinike regjistrohen rreth 15,000 raste me sëmundje mendore. Depresioni prek majën e listës së sëmundjeve më të shpeshta tek pacientët të cilët kontrollohen në Klinikën e Psikiatrisë ndërsa shqetësuese paraqitet edhe numri i lartë i çrregullimeve mendore tek fëmijët. Autizmi është sëmundja më e shpeshtë që diagnostikohet tek fëmijët, ndërkaq edhe numri i llojeve tjera të çrregullimeve psikike është shqetësuese. Drejtori i…
19 Shtator 2018 / 15:09 Anëtarë të Parlamentit Evropian qëndruan në Shkup për Mbledhjen e radhës të Komitetit të Përzier Parlamentar mes vendit tonë dhe BE-së. Paradite ata takuan kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij, eurodeputetët mbeten të angazhuar për zhvillimin e demokracisë dhe suksesin e referendumit. Të gjithë eurodeputetët kërkonin që vendi jonë të haprojë suksesshëm në këto momente kaq të rëndësishme historike, që ne të kemi një referendum të suksesshëm, me qëllimin më të mirë që vendi jonë të anëtarësohet në BE, në NATO, të instalohet paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor, demokracia, marrëdhëniet e mira, si…
19 Shtator 2018 / 14:59 Ish presidenti i SHBA-së Xhorxh Bush përmes një letre drejtuar qytetarëve të Maqedonisë bën thirrje për mbështetjen e referendumit të 30 shtatorit. Bush i cili ishte president në kohën kur Maqedonia humbi shansin për të marrë ftesën për në Aleancë në Samitin e Bukureshtit për shkak të vetos greke, nënvizon se Marrëveshja e Prespës kthen Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Letra e Xhorxh Bush, drejtuar qytetarëve: “Nxis çdo qytetar të Maqedonisë të merr pjesë në këtë vendim historik dhe të votoni në referendumin tuaj shtetëror në fund të këtij muaji. Pas…
19 Shtator 2018 / 14:06 Me shtatë vota “kundër” dhe dy “për” u hodh poshtë iniciativa kundër vendimit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së referendumit. Gjykata Kushtetuese nuk ka vërejtur dyshime mbi të cilat do të kishte bazë për vlerësim. Gjykata Kushtetuese “Me shumicë votash u hodh poshtë iniciativa e Kongresit Botëror Maqedonas, Partisë “E Majta” dhe qytetarit Marjanço Angellovski nga Kumanova. Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar dyshime të cilat do të mund të merreshin si bazë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për referendumin e 30 shtatorit.” Gjykatësja referuese, Elena Gosheva në analizën e saj potencoi se vendimi për referendum…

