18 Shtator 2018 / 15:17 Nga sot hynë në fuqi Marrëveshja për njohjen dhe zëvendësimin e patentave të shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë. Marrëveshjen e firmosën Ministri Oliver Spasovski dhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih. Qytetarët e vendit do të mund të marrin patentën gjermani nëse qëndron të paktën 180 ditë në Gjermani. Ministri Saposvki tha se nga kjo marrëveshja qytetarët do të kenë edhe beneficione të tjera. Qytetarët tonë të cilët janë jashtë vendit në Gjermani rreth 185 ditë do të kenë mundësi që patentën e shoferit të Maqedonisë ta zëvendësojnë më atë gjermane dhe anasjelltas. Menjëherë pas nënshkrimit duhet…
Author: almakos
18 Shtator 2018 / 14:54 Ambasada amerikane në Shkup së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë shënuan Ditën kombëtare të përkujtimit të viktimave dhe të mbijetuarve nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA. Përkujtimi u bë përmes grumbullimit të gjakut nga donatorë të ndryshëm. Aksioni nisi që në orët e hershme të mëngjesit në ambientet e ambasadës amerikane në Shkup, ku përveç qytetarëve të shumtë, gjak dhuroi edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli. Nga Instituti i Tansfuziologjisë thonë se Maqedonia falë dhuruesve vullnetar të gjakut ka sasi të konsiderueshme rezervë të gjakut nga të gjitha grupet ekzistuese.…
18 Shtator 2018 / 14:46 Borxhi publik i shtetit shënon rritje. Të dhënat e fundit të Bankës Popullore tregojnë se vetëm për një tremujor borxhi publik është rritur për 0.6%, respektivisht gjithsej 48.8% nga PBV-ja. Nga ana tjetër, investimet kapitale, të cilat kryesisht janë projekte që financohen nga kreditë, nuk janë realizuar siç duhet. Nga Qeveria pohojnë se të gjitha huazimet e reja janë produktiv, ndërsa borxhin e lartë publik e shpjegojnë me borxhe joproduktive të qeverisë së kaluar. Ministri i Financave siguron – Maqedonia menaxhon mirë me borxhin publik. Ndryshimi në huamarrje nënkupton se vendi po shkon praktikisht me…
18 Shtator 2018 / 14:12 Ka forca që nuk duan referendum të suksesshëm më 30 shtator, tha zëvendësministri i jashtëm Andrei Zernovski, pa e saktësuar se për kë bëhet fjalë. I pyetur nëse kanë informata për përpjekjet për interesin rus dhe ndërhyrje, Zhernovski tha se vendi nuk ka alternativë B, por se plani është anëtarësimi në NATO dhe BE. Nuk janë të gjithë të lumtur me këtë skenar që po ndodh në Maqedoni dhe në rajon. Por, do të them se ne duam me të gjithë t’i kemi marrëdhëniet pozitive. Ne kemi marrëdhënie historike me Rusinë, por nuk kemi plan…
18 Shtator 2018 / 13:51 Në rastin gjyqësor “Trajektorja” për autostradat kineze sot u dëgjuan të gjitha bisedat audio që Specialja i dorëzoi si pjesë e procedurës dëshmuese. Në një nga bisedat, ish-zv/kryeministri Vlladimir Peshevski i shpjegon ish ministrit të Transportit Mile Janakieskit se banka kineze Eksim, nga e cila qeveria siguroi para për seksionet Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip është një nga më të korruptuarat. Mbrojtja edhe në këtë seancë i kundërshtoi bombat si dëshmi me shpjegimin se janë marrë në mënyrë ilegale. Në seancën e ardhshme më 12 tetor, në gjykatë do të lexohen porositë SMS që të pandehurit i…
18 Shtator 2018 / 10:23 Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han i cili mbështet referendumin duke theksuar se vendimi për referendum është një vendim që qytetarët duhet të sjelli në mënyrë të pavarur dhe autonome. Han shtoi se i pengon shkurtesa IRJM, dhe se shpreson se në takimin e radhës do të na drejtohet si Maqedoni Veriore. Qytetarët do të kenë mundësinë të përcaktojnë të ardhmen e tyre ndërsa vendimi do të ketë ndikim tek fëmijët e tyre, dhe brezat e ardhshëm. Është e rëndësishme të sigurohet se qytetarët mund të…
18 Shtator 2018 / 9:57 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale të Gjermanisë, Hajko Mas, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Mas vjen për vizitë kthyese në Maqedoni, pas takimit të qershorit me Dimitrovin në Berlin dhe vetëm 10 ditë pas vizitës historike të kancelares Angela Merkel më 8 shtator të këtij viti. Vizita, shtojnë nga MPJ, paraqet konfirmim shtesë të aktiviteteve dhe mbështetjes së parezervë nga RF e Gjermanisë në drejtim të realizimit të qëllimeve tona strategjike – anëtarësimin e…
17 Shtator 2018 / 18:32 Ministra e Mbrojtjes së Italisë Elizabeta Trenta ateroi në Shkup në përkrahje të Referendumit të 30 shtatorit për çështjen e emrit. Ajo i bëri me dije homologes së saj, Radmilla Sheqerinska se Italia ka qenë dhe do të jetë mike e Maqedonisë dhe se do të vazhdojë të ia zgjasë dorën në procesin e integrimeve. Trenta tha se duhet të gjendet gjuhë e përbashkët mes aktorëve të politik në vend. Sipas saj, referendumi i 30 shtatorit është udhërrëfyes shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë. Ndërkaq Sheqerinska i bëri me dije homologes së saj…
17 Shtator 2018 / 18:00 Qeveria shpalli tenderin për zgjedhjen e një furnizuesi universal të energjisë elektrike. Vetëm kompanitë vendase kanë të drejtë të marrin pjesë, pasi ato ndërkombëtare nuk e kanë licencën e nevojshme të furnizimit me energji elektrike, të cilën në vendin tonë e kanë 28 kompani. Për ta fituar këtë biznes, kriteret kryesore janë si më poshtë: kompania të ketë 20 milion euro kapital operativ, të mund të dërgojë fatura, të ketë përvojë në atë fushë, por gjithashtu të ofrojë një çmim për shpenzimet e saja. Vetëm qytetarët mund të përdorin energji elektrike nga furnizuesi universal. Kompanitë,…
17 Shtator 2018 / 16:02 Kryeministri Zoran Zaev dy ditë më parë e ka pranuar princin e rremë të Malit të Zi, Stefan Çernetiq. Përveç takimit zyrtar, Çerneteqi i ka dhuruar dekoratë, ndërsa fotografi nga dekorata, Çernetiqi i publikoi në profilin e tij në FB ku shpjegon se ka qenë i pritur zyrtarisht nga kryeministri. Vitin e kaluar, Çernetiqi u arrestua në Itali së bashku me një person tjetër, sepse vetvetes i kanë dhënë tituj të rremë dhe kanë organizuar gala prani ku kanë ndarë mirënjohje. Ndryshe, Mali i Zi që në vitin 2016 e ka informuar Italinë se Çernetiqi…
17 Shtator 2018 / 15:48 Në prag të referendumit në Shkup, riaktualizohen reagimet ndaj Marrëveshjes për emrin në Athinë. Lideri i partisë së koalicionit qeveritar, Grekët e Pavarur, Panos Kamenos u zotua se do të bëjë çmos që Marrëveshja për emrin të mos vijë në rend ditë në Kuvendin grek. Nëse megjithatë kjo ndodh, Kamenos u kërcënua se do të braktisë koalicionin qeveritar. Unë tashmë një kohë të gjatë publikisht jam obliguar për një çështje dhe kjo nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë. Ne nuk do të marrim pjesë në Qeverinë që do ta sjellë në Kuvend…
17 Shtator 2018 / 15:31 “Nuk i hodha unë i pari, por vazhdova të hedh më vonë meqë s’kam zgjidhje tjetër”. Kështu fillon krijimi i deponive të egra gjithandej në kryeqytet tha Natasha Amdiu nga “Instituti i Gjelbër”. Ajo theksoi se ngritja e vetëdijes tek qytetarët është çështja kryesore dhe duhet të punohet në këtë aspekt. Gjetjet tona thonë se mungon komunikimi dhe bashkëpunimi në mes komunës, inspektoratit dhe qytetarëve. Qyteraët fillojnë të hedhin mbeturina, më së shpeshti material ndërtimorë dhe pastaj vazhdojnë me hedhjen edhe të teknikës së bardhë, që do të thotë ose inspektorati nuk jep dënimin e duhur…

