Author: almakos

16 Shtator 2018 / 20:50 Në fillim të javës që vjen, gjegjësisht të martën do te nënshkruhet Deklarata e përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermaninë për njohjen reciproke te Patentë shoferit! Nga kjo dite Patenta e lëshuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë do të njihet edhe në Gjermani!“Te martën do te firmoset deklarata e përbashkët midis MPB dhe ministrisë federale për trafik te Gjermanisë për pranimin e dyanshëm të Patent shoferit. Qytetarët tanë meritojnë edhe më shumë, kudo qe ndodhen ata”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 16:08 30 shtatori është shansi i fundit për Maqedoninë. Kjo ishte porosia kryesore në marshin mbështetës të referendumit që u organizua në Shkup. Kryeministri Zaev u shpreh i bindur se qytetarët do t’i thonë PO integrimit në NATO dhe në BE dhe do ta mbështesin votimin e fund-shtatorit. Nga ana tjetër kryeparlamentari Xhaferi tha se më 30 shtator atdheu do të t’i besohet rinisë. Alsat-M

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 16:01 Marrëveshja me Greqinë është e keqe, ndërsa pushteti heshtë për pasojat e dëmshme. Këto ishin një pjesë e porosive kryesore të liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në fjalimin e tij pas tubimit protestues në Shtip. Edhe krahas argumenteve kundër marrëveshjes, kreu i opozitës përsëriti se nuk do t’i ftojë qytetarët që të dalin e as të mos dalin në votim. Këto janë kohëra historike, dhe vetëm ata që nuk duan ta kuptojnë, që dua të them, bëhen sikur VMRO nuk i arsyeton pritshmëritë. Dhe e sulmojnë, duke harruar se shteti ka vetëm një problem, e…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 15:43 Ekspertët vlerësojnë Marrëveshja e Prespës e faktorizon Maqedoninë në nivel ndërkombëtarë. Pakti dy palësh mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas ekspertit kushtetues Osman Kadriu përputhet plotësisht me kapitullin kushtetues “Maqedonia në marrëdhëniet ndërkombëtare”. Osmani shton se marrëveshja me Greqinë siguron anëtarësimin në NATO dhe BE. Marrëveshja e arritur ka një peshë të jashtëzakonshme kushtetuese dhe të rëndësishme për Maqedoninë. Me këtë marrëveshje krijohen kushte optimale që Maqedonia të anëtarësohet edhe në dy mekanizma ndërkombëtarë shumë të rëndësishëm- thotë Osman Kadriu, ekspert Kushtetues. Sipas Osmanit marrëveshja nuk duhet personalizohet nga individ apo subjekte politike. Me anëtarësimin e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 15:09 Historiani nga Shqipëria Pëllumb Xhufi në një intervistë për Alsat M thotë se shqiptarët e Maqedonisë duhet të mbështesin referendumin për shkak të perspektivës euro-atlantike por më vonë të shfrytëzojnë mundësitë për avancim të pozitës së tyre në vend. Ai shton se Kushtetuta e Maqedonisë duhet të pranojë edhe shqiptarët si popull shtetformues. Xhufi e vlerëson të arsyeshme masën e reagimeve të Tiranës zyrtare në gjithë këtë proces, duke thënë se reagimet e shtuara mund të konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Z. Pëllumb Xhufi, cili sipas jush është roli i shqiptarëve…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 15:01 Pothuajse tre vite nga fillimi i ndërtimit, objekti i ri i shkollës fillore “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë nuk ka përfunduar. Viti i ri shkollor ka nisur në dy godinat e vjetra. Prindërit ankohen se fëmijët e tyre mësojnë në kushte ç’njerëzore, ndërkohë që ndërtimi i objektit të ri assesi të përfundojë. Në disa klasa në katin e sipërm, çatia pikon, dyshemeja është në gjendje të keqe ndërsa ngrohja është me dru. Kushtet evropiane për mësim kërkojnë edhe mësimdhënësit. Por, nga drejtoria e shkollës thonë se punët për përfundimin e objektit të shkollës së re është…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 14:45 Pavarësisht se sezoni i përgatitjes së turshive dhe kompostove ka filluar tashmë, tregjet janë ende gjysmë të zbrazura. Çmimet e perimeve dhe frutave janë të shtrenjta për qytetarët. Një pjesë e qytetarëve të anketuar nga Alsat madje thonë se turshitë preferojnë t’i blejnë të gatshme për shkak se shpenzimet për përgatitje janë relativisht të larta. Ende nuk i kemi bërë turshitë, është pak herët, më vonë do ti bëjmë. Nuk e di, nuk më duken shumë shtrenjtë.”  “Ende nuk i kemi bërë, ja tani po filloj të blej. Çmimet varet, për dikë janë lirë, për…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 11:44 Avokati i Popullit nesër do të hapë linjë falas telefonike 0800 54321, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së votimit në shprehjen e lirë të mendimit të tyre dhe qëndrimin lidhur me çështjen e referendumit. Nga Zyra e Avokatit të Popullit në kumtesën e sotme përkujtojnë në rëndësinë e jashtëzakonshme nga realizimi i të drejtës së deklarimit të drejtpërdrejtë dhe mendojnë se deklarimi i qytetarëve dhe qëndrimi i tyre lidhur me këtë çështje të referendumit është edhe obligimi i tyre dhe njëherit kontribut aktiv për ardhmërinë e shoqërisë.…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 10:49 Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis nesër vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni. Matis do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat. Delegacioni i SHBA-së i kryesuar nga Matis do të pritet në mënyrë solemne në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” dhe në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Edhe vetë Matis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe brengosje për shkak…

Lexo më Shumë

16 Shtator 2018 / 10:08 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët veriperëndimore.Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri 16 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore prej 23 deri 33 gradë Celsius.Në Shkup moti do të jetë me diell, ku temperatura e mëngjesit do të arrij deri në 12 gradë Celsius, ndërsa temperatura ditore deri 30 gradë Celsiu

Lexo më Shumë

15 Shtator 2018 / 15:49 Institucionet gjyqësore dhe udhëheqësit janë ose pa komente, ose të pakapshëm, pasi Specialja publikoi një raport “të veçantë” për katër gjykatës, të cilët sipas materialeve të pa-publikuara nga “bombat” ishin në mënyrë aktive në bashkëpunim me qeverinë e mëparshme. Nga Këshilli Gjyqësor, i cili në raportin e Speciales është përmendur se kishte bashkëpunuar me politikën, për shembull, në zgjedhjen e Gjykatëses Sofia Laliçiq, morëm vetëm një qëndrim personal nga kryetari: Nuk kam koment. Për qëndrimin joprofesional të disa institucioneve nuk kam asnjë koment- tha Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor. Derisa nuk e analizon raportin e…

Lexo më Shumë

15 Shtator 2018 / 14:50 Vrasje çnjerëzore në Prilep. Nëpunësi policor 23 vjeç ET nga Manastiri e ka vrarë dhe më pas e ka djegur në makinë një 36 vjeçar me inicialet B.A, bashkëvendës i tij. Motivet, jo zyrtarisht kanë të bëjnë me një borxh mbi 4 mijë euro. Megjithatë detajet pritet t’i kumtojë Prokuroria Publike. Autori pas arrestimit ka pranuar aktin, duke dhënë dritë mbi motivet e veprës. Autori i veprës është arrestuar dhe në stacion policor ka pranuar aktin duke e shpjeguar se si e ka kryer. Gjatë ditës i njëjti do t’i dorëzohet organit të akuzës- deklaroi Toni…

Lexo më Shumë