16 Shtator 2018 / 15:01
Pothuajse tre vite nga fillimi i ndërtimit, objekti i ri i shkollës fillore “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë nuk ka përfunduar. Viti i ri shkollor ka nisur në dy godinat e vjetra. Prindërit ankohen se fëmijët e tyre mësojnë në kushte ç’njerëzore, ndërkohë që ndërtimi i objektit të ri assesi të përfundojë.
Në disa klasa në katin e sipërm, çatia pikon, dyshemeja është në gjendje të keqe ndërsa ngrohja është me dru. Kushtet evropiane për mësim kërkojnë edhe mësimdhënësit.
Por, nga drejtoria e shkollës thonë se punët për përfundimin e objektit të shkollës së re është dashur të përfundojnë.
Shkolla e vjetër është ndërtuar para vitit 1943, ndërsa në vitin 2014 komisioni komunal ka vërtetuar që ajo tashmë nuk ka as kushte minimale për mësim. Në shkollën “Vëllezërit Milladinovci” mësojnë rreth 1.600 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e katërt.
Miki Trajkovski


