17 Shtator 2018 / 15:17 Nëse Kushtetuesja vendos ta ndalë procesin e referendumit, Maqedonia do të hyjë në një krizë të re politike. Ky është qëndrimi i ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski. Të mërkurën, gjykata pritet t’i shqyrtojë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shpalljen e referendumit, të dorëzuara nga Partia “E Majta” dhe Kongresi Botëror Maqedonas. Hapi për ta penguar referendumin, referendum i cili sipas përmbajtjes së tij nuk do të thotë punë e thjeshtë, madje edhe më shumë, duke pasur parasysh fazën në të cilën po zhvillohet, mendoj se një hap…
Author: almakos
17 Shtator 2018 / 15:02 Punonjësit turistik nga rajoni i Ohrit-Strugës thonë se është e nevojshme aplikimi i linjave të reja ajrore në disa destinacione evropiane, nga të cilat vijnë kryesisht mërgimtarët. Ata mendojnë se në këtë mënyrë do të ndihmohet gjithashtu edhe zhvillimi i turizmit dhe se do të ketë fluks më të madh të parave në rajon. Përndryshe, në Ohër janë paraparë të ketë katër linja të reja ajrore, sepse aktualisht ka vetëm dy – nga Cyrihu nëpërmjet Bazelit në Zvicër dhe deri në Stamboll në Turqi. Përndryshe, Qeveria premton se vendi nuk do të mbetet pa linja…
17 Shtator 2018 / 14:26 Ndjej keqardhje për ngjarjen që ndodhi, e dënoj, por duhet të theksoj se policia e Maqedonisë reagoi menjëherë dhe për disa orë është konstatuar kryesi dhe është nxjerrë para drejtësisë. Kjo duhet të jetë mësim sepse nënshkrimi i kontratës për punë i personave të tillë, të cilët nuk janë dinjitozë për policinë, ishte veçori e një kohe tjetër, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për vrasjen makabre që të premten e kreu pjesëtari i policisë. Pas thirrjes së djeshme nga VMRO-DPMNE-ja opozitare për të bartur përgjegjësi, sot në mëngjes, tha, ka kërkuar informata…
17 Shtator 2018 / 13:57 Gjatë arritjes së sotme të Sekretarit amerikan të mbrojtjes Xhejms Matis në Maqedoni, në aeroport autoritetet maqedonase u gjenden te papërgatitura. Menjëherë pas aterrimit dhe pas krijimit të kushteve Matis zbriti nga aeroplani, ndërsa nga incizimet vërehet se delegacioni qeveritar nuk ishte askund, por shihen ushtarët duke shtruar qilimin e kuq dhe duke e pastruar me fshesë të njëjtin. Pas një kohe të shkurtër arriti edhe delegacioni i kryesuar nga zv. kryeministrja dhe njëherit ministre e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska. Ky nuk është skandali i parë i qeverisë aktuale, kohë më parë gjatë pritjes solemne të…
17 Shtator 2018 / 13:35 Rasti gjyqësor për vdekjen e vogëlushes Tamara Dimovska nga Velesi është shtyrë përsëri. Arsyeja e shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e njërit prej të akuzuarve, Shaban Memeti i cili është i punësuari në Klinikën Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve. Avokatja e të akuzuarit Memeti, lajmëroi se klienti i saj për sot kishte të caktuara 5 operacione kirurgjike dhe është i zënë prej orës 8 të mëngjesit deri në orët e vona të pasdites. Seanca e radhës do mbahet më 28 shtator. Për vdekjen e vogëlushes Tamara është edhe një tjetër rast gjyqësor ku akuzohet…
17 Shtator 2018 / 13:29 Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kërkoi që mediat në Ballkanin Perëndimor të ndihmohen me mbështetje financiare dhe tha se për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve nuk janë të mjaftueshme vetëm ligjet, por edhe gjyqësori efikas dhe i pavarur që garanton zbatimin e këtyre ligjeve. Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor ka krijuar dinamikë të re në perspektivën evropiane të rajonit dhe procesi i zgjerimit “ka marrë një vrull të ri pozitiv”, por ky, fatkeqësisht, nuk është rasti edhe te liria e mediave, tha Hahn në Shkup, teksa hapi konferencën dyditore…
17 Shtator 2018 / 12:21 Ambasadori Klemens Koja nga Austria, merr sot detyrën si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Shkup. Ai vjen si pasardhës i Nina Suomalainen, e cila në prill të këtij viti e përfundoi mandatin e saj si shefe e këtij misioni. “Kam kënaqësinë të ndërmarr këtë post të rëndësishëm në mes të një procesi të vazhdueshëm të reformave në vend lidhur me fusha të rëndësishme, përfshi sundimin e ligjit, mediat, administratën publike dhe policinë,” deklaroi Koja. “Me padurim pres të punojë me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile, si dhe me të gjitha…
Konferencë e përbashkët e sekretarit të Mbrojtjes Matis. Publiée par Alsat-M.TV sur Lundi 17 septembre 2018
17 Shtator 2018 / 11:13 Ish ministri i Shëndetësisë nga radhët e VMRO DPMNE- së, Nikolla Todorov në Konferencën “Debatojmë për NATO” është shprehur haptazi, ndryshe nga kolegët e e tij të partisë, se do të votojë pro referendumit. Unë do të dal në referendum dhe do të votoj për anëtarësimin e vendit ne NATO. Maqedonia duhet patjetër te jete pjesë e NATO-s, ndërkaq VMRO DPMNE-ja nuk mund të bojkotoje referendumin!- është shprehur ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
17 Shtator 2018 / 10:49 Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndikime ruse në Maqedoni. “Nuk kam unë dëshmi për ndonjëfarë ndikimi rus në Maqedoni. Federata ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por është kundër integrimit tonë në NATO. Dhe këtë e thotë shumë qartë. Ne po mundohemi të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit të plotë në BE dhe NATO. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, përfshi edhe Federatën ruse”, deklaroi…
17 Shtator 2018 / 10:16 Marrëveshja e Prespës midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është e rëndësishme për tërë rajonin dhe paraqet sukses edhe për presidencën bullgare, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas. “Është i rëndësishëm fakti se pas kaq vitesh kemi marrëveshje. Tani varet nga njerëzit dhe parlamentet e të dy vendeve që të lëvizin këtë çështje përpara. Konsideroj se që të ndodhë kjo e rëndësishme është që ne të mos japim sinjale të gabuara. Mendoj se ka konsensus të gjerë si në nivelin evropian, ashtu edhe në atë botëror që kjo çështje është e rëndësishme…
17 Shtator 2018 / 9:58 Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot në mëngjes mbërriti në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”. Ai u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ku më pas u nis për në selinë e qeverisë në takim me Kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis javën e kaluar paralajmëroi se do të vizitojë Maqedoninë që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces. “Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të…

