17 Shtator 2018 / 14:26
Ndjej keqardhje për ngjarjen që ndodhi, e dënoj, por duhet të theksoj se policia e Maqedonisë reagoi menjëherë dhe për disa orë është konstatuar kryesi dhe është nxjerrë para drejtësisë. Kjo duhet të jetë mësim sepse nënshkrimi i kontratës për punë i personave të tillë, të cilët nuk janë dinjitozë për policinë, ishte veçori e një kohe tjetër, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për vrasjen makabre që të premten e kreu pjesëtari i policisë.
Pas thirrjes së djeshme nga VMRO-DPMNE-ja opozitare për të bartur përgjegjësi, sot në mëngjes, tha, ka kërkuar informata se kur polici Enver Toska është pranuar në punë.
“Dëshiroj t’i informoj se Mitko Çavkov është adresa e vërtetë ku duhet të drejtohen. VMRO-DPMNE e ka pranuar atë nëpunës policor në punë në policinë e Maqedonisë. Dhe në vend se të thërrasin në përgjegjësi dikë tjetër, le të kthehen drejt vetes dhe le të ulen në atë ndërtesën e bardhë të bërë nga vuajtja e qytetarëve të Maqedonisë dhe le të përgjigjen kush janë ata njerëz që kontribuan të turpërohet – jo vetëm policia e Maqedonisë, por edhe shteti i Maqedonisë”, theksoi Oliver Spasovski në Hasanbeg, ku sot paradite mori pjesë në hapjen e Zyres për preventivë.


