17 Shtator 2018 / 13:35
Rasti gjyqësor për vdekjen e vogëlushes Tamara Dimovska nga Velesi është shtyrë përsëri. Arsyeja e shtyrjes së seancës ka qenë mungesa e njërit prej të akuzuarve, Shaban Memeti i cili është i punësuari në Klinikën Universitare të Kirurgjisë së Fëmijëve. Avokatja e të akuzuarit Memeti, lajmëroi se klienti i saj për sot kishte të caktuara 5 operacione kirurgjike dhe është i zënë prej orës 8 të mëngjesit deri në orët e vona të pasdites. Seanca e radhës do mbahet më 28 shtator. Për vdekjen e vogëlushes Tamara është edhe një tjetër rast gjyqësor ku akuzohet gjyshi i Tamarës i cili ka qëlluar me armë ish-ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov. Për vdekjen e Tamarës akuzohen 12 persona për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

