17 Shtator 2018 / 15:02
Punonjësit turistik nga rajoni i Ohrit-Strugës thonë se është e nevojshme aplikimi i linjave të reja ajrore në disa destinacione evropiane, nga të cilat vijnë kryesisht mërgimtarët. Ata mendojnë se në këtë mënyrë do të ndihmohet gjithashtu edhe zhvillimi i turizmit dhe se do të ketë fluks më të madh të parave në rajon.
Përndryshe, në Ohër janë paraparë të ketë katër linja të reja ajrore, sepse aktualisht ka vetëm dy – nga Cyrihu nëpërmjet Bazelit në Zvicër dhe deri në Stamboll në Turqi. Përndryshe, Qeveria premton se vendi nuk do të mbetet pa linja të lira ajrore. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski premtoi se këto ditë do të shpallet thirrja e re publike për linjat ajrore me kosto të ulët për aeroportet e Ohrit dhe Shkupit.
Në pjesën e kompanive me kosto të ulët do të thotë sforcim për aeroportin e Ohrit dhe ne qëndrojmë pas kësaj edhe sa i përket investimeve të fondeve. Ne mbetemi në atë pjesë, dhe tani ka lehtësime të caktuara dhe kritere- tha Goran Sugarevski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Tenderi i parë për fluturime të reja ajrore të lirë u anulua, pasi ministri deklaroi se kishte lëshime administrative. Cilat do të jenë destinacionet e reja që do të aplikohen për në Ohër do të lihen të vendosin kompanitë e fluturimeve që do të zgjidhen.
Miki Trajkovski


