Author: almakos

15 Shtator 2018 / 14:46 Vihet gur-themeli i impiantit për ujë të pijshëm në Komunën e Likovës. Projekti i bashkë-financuar nga Qeveria dhe Komuna Likovës pritet të përfundojë në 2 vitet e ardhshme. Kryeministri Zoran Zaev potencoi nevojën e evitimit të problemeve për ujë të pijshëm në të gjitha Komunat e vendit. Nga ana tjetër, kreu i Komunës Likovës, Erkan Arifi kërkoi fonde shtesë për përfundimin e projektit. Pavarësisht ekzistimit të dy pendëve dhe furnizimit të Kumanovës me rrethinë me ujë të pijshëm, banorët e Likovës për më tepër se 5 dekada presin rrjetin e ujësjellësit. Momentalisht me ujë të…

Lexo më Shumë

15 Shtator 2018 / 14:32 Një grup më i madh i të rinjve të moshës 17 vjeçe nga Struga, Ohri dhe rajoni nuk mund të vazhdojnë dhënien e lejes për vozitje. Auto- shkollat  thonë se edhe pse me ndryshimet e Ligjit për siguri në trafik në maj të këtij viti, të drejtë për provim kanë vetëm personat që kanë mbushur 18 vjet, me nenin 90 të këtij ligji, kandidatëve të moshës 17 vjeçe që tashmë e kanë filluar trajnimin, u lejohet përfundimi i tërë procesit. Dëmin më të madh do ta pësojnë kandidatët që tashmë e kanë përfunduar trajnimin, 47…

Lexo më Shumë

15 Shtator 2018 / 14:17 Heshtje në Jugohrom edhe përkundër paralajmërimeve se pas miratimit të kredisë prej 1.5 milion eurove nga Banka Popullore për zhvillim, të dedikuara për vendosjen e filtrave, deri më tani janë vendosur vetëm konstruksionet metalike dhe asgjë më shumë. Alsat tentoi që të marr prononcim nga drejtuesi i Sindikatës së Jugohromit, por i njëjti përmes telefonit tha shkurt se filtrat do të vendosen së shpejti. Konstruksionet metalike janë vendosur dhe së shpejti presim të vendosen edhe kupolat e filtrave, dhe pas kësaj do të kemi edhe një konferencë për mediat për t`i njoftuar për rrjedhën e…

Lexo më Shumë

15 Shtator 2018 / 10:44 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në bashkëpunim me shoqatën për zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedisit jetësor “Go green” nga Shkupi dhe komuna e Shkupit organizojnë aksion “Maqedonia pa mbeturina 2018” që do të fillojë sot. Fillimi i këtij aksioni do të shënohet në Komunën e Kisella Vodës nga ana e zëvendës-ministrit i Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli. Aktivitet për mbledhjen e mbeturinave do të zhvillohen ne dy lokacione të Kisella Vodës. Me përkrahjen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës Komuna e Kisella Vodës pjesë e aksionit kombëtar për pastrimin e mbeturinave do…

Lexo më Shumë

15 Shtator 2018 / 10:04 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë e dobët veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri 16 gradë gradë celsius, ndërsa temperatura ditore prej 26 deri 34 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa temperatura do të lëvizë prej 13 deri 32 gradë celsius.

Lexo më Shumë

E ftuar pasditen e së premtes në “Ftesë për 5” në Top Channel ishte Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Teksa po fliste për bashkëshortin e saj, ajo u shpreh se Haradinaj e provon shpesh të këndojë. Më pas, u shfaq një video, ku Kryeministri i Kosovës ia merr këngës ekskluzivisht për “Ftesë për 5”. “Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, por nuk shquhet se e bën mirë këtë gjë. [embedded content] Nikoqirja e emisionit i ka thënë se ishte e njoftuar se një prej pasioneve të…

Lexo më Shumë

Aktorja amerikane, Cynthia Nixon, e ka humbur garën për t’u bërë kandidate për guvernatore të New Yorkut. Ylli i “Sex and the City” ka konkurruar me guvernatorin aktual, Andrew Cuomo, i cili ka arritur të sigurojë 65 për qind të votave (kundrejt 35 për qind të aktores) dhe në këtë mënyrë, ai do të jetë sërish kandidat i demokratëve. I want to thank all of the #TeamCynthia volunteers, supporters, and voters who dedicated their time to championing the progressive message of our campaign. I’m so proud of all the work we’ve done to build a New York that works for…

Lexo më Shumë

14 Shtator 2018 / 16:06 Në prag të vizitës së të hënës në Shkup Euro-komesari për Zgjerim, Johanes Han tha se dera e BE-së do të mbyllet për dekada, në rast se dështon referendumi i 30 shtatorit për Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit. “Nëse tani nuk shfrytëzohet kjo mundësi, jam përafërsisht i sigurt se dera do të mbyllet për dekada me radhë, nëse jo përgjithmonë. Në politikë duhet të tregohet kujdes, por në të ardhme të parashikueshme do të jetë e mbyllur dhe kjo do të jetë e dëmshme për qytetarët e vendit.”-ka theksuar Han. Ndërsa ndër tjerash…

Lexo më Shumë

14 Shtator 2018 / 16:00 Zyrtar të lartë rusë kanë ardhur në Maqedoni në prag të referendumit. Alsat M nga burime brenda organeve të sigurisë mëson se disa zyrtarë nga Rusia tashmë disa ditë frekuentojnë nëpër Maqedoni. Ndonëse aktivitete e tyre zyrtarisht nuk janë të njohura, jo zyrtarisht mësohet se veprimi i tyre mund të jetë angazhimi kundër referendumit. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se personat janë të njohur për organet por që nuk ndajnë detaje se cili konkretisht është aktiviteti i tyre: takime me qytetarë, përfaqësues politik apo veprime propagandistike dhe shpërndarje të dezinformatave. Qëndrimi i Federatës Ruse ndaj…

Lexo më Shumë

14 Shtator 2018 / 15:20 Partitë politike janë gjeneratorët kryesorë të nxitjes së nacionalizmit. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së realizuar nga Organizata “Civil”. Sipas kësaj organizate, Institucionet nuk kanë kapacitete dhe nuk janë të gatshëm të përballen me nacionalizmin, diskriminimin, apelet për dhunë dhe gjuhën e urrejtjes. Qytetarët e dinë shumë mirë dallimin e nacionalizmit dhe patriotizmit, e dinë shumë mirë se çka do të thotë ta duhet vendi dhe cilat janë pasojat e urrejtës së një bashkësie etnike ose të ndonjë shteti. Nacionalizmi është mjet më të cilën shërbehen elemente dhe struktura destruktive në vend. Ata e…

Lexo më Shumë

14 Shtator 2018 / 15:02 Norvegjia do t’ia ndajë vendit 2 milion euro që të jetë gati për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Sekretari i Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë, Audun Halvorsen theksoi se është shumë e rëndësishme që vendi të jetë i përgatitur për t’u përballur më lehtë me negociatat. Mbështetja jonë do të kontribuojë në ndërtimin e kapaciteteve për procesin e integrimit në BE. Tani ekziston një ndjenjë pa precedencë e momentit këtu në Maqedoni, një ndjenjë se jeni në pikën kthesë në historinë e këtij vendi dhe në gjithë këtë rajon. Qeveria norvegjeze fuqishëm do…

Lexo më Shumë

14 Shtator 2018 / 14:36 Dhjetëra lloje të ushqimeve u shtruan për shitje në oborrin e shkollës fillore “25 Maji” në Hasanbeg me qëllim të grumbullimit të parave për familjet në nevojë. Nxënësit, në rolin e kuzhinierit dhe shitësit me dashamirësi paketonin ushqimet që kërkonin blerësit. “Unë jam Erdi, klasa e tretë, kemi hap një treg shkollor që ti mbledhim paratë dhe tua dërgojmë të varfërve” “Është aktivitet shumë I mirë, po kënaqemi. Këto ushqime kush I ka përgatit? Mami bashkë me mua. Çfarë ushqimi ke sjell në shkollë? Pica të vogla. A I ke ndihmua mamit mi përgatit? Po.”…

Lexo më Shumë