Boshnjaku Almedin Ali Imshiroviq (23) fitoi garën në garën e pokerit Masters në Las Vegas dhe fitoi një çmim prej 799.000 dollarësh. Në informacionin e publikuar nga portali “High Stakes”, Imshiroviq përdori përparësinë e madhe që kishte në ditën e dytë të konkurrencës në krahasim me rivalët e tij dhe në stilin maestral triumfoi në një turne të fortë pokeri. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në fund, në finale, ai qëndroi me 28 vjeçarin Koray Aldemir nga Gjermania, i cili arriti të dalë fitues dhe përfundimisht të fitojë një shifër të mirë prej 799,000 dollarë. Në një intervistë dhënë…
Author: almakos
Moderatorja e njohur për publikun shqiptar, Aulona Musta ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve ditën e sotme, teksa ka postuar një foto në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”. Aulona ka postuar mesazhet mes saj dhe një fanseje, e cila i rrëfente për herën e saj të parë dhe ndjesitë për këtë eksperiencë të re. Adhuruesja ka rrëfyer frikën nga paragjykimet shoqërore. “Çkemi Aulona. Mundohem gjithmonë të jem mendjehapur por në këtë vend injorant nuk mundesh që për 1 sekond të mos ndihesh keq me veten. Jam 22-vjeç, kam një të dashur dhe është hera e parë që…
Enca Haxhia thotë se dallim për të nuk përbën të qenurit ose jo në lidhje. Këngëtarja provokative ka publikuar një foto me të cilën ka nxitur reagime të shumta. Për Encën si duket si me të dashur, si jo, nuk ka dallim në financa. SI duket Enca është një femër e pavarur financiarisht dhe nuk pret nga i dashuri që të financohet. “Unë si me burrë, si pa burrë”, shkruan në foton ilustruese me të cilën Enca bën të ditur se ajo i ka mirë punët në aspektin financiar. Këngëtarja më shumë provokon në rrjete sociale teksa la për të…
14 Shtator 2018 / 12:18 Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të mbajë seancë në të cilën do t’i shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për marrje të autorizimeve për monitorim të referendumit të vitit 2018, të parashtruara nga TV Kanal 24 – Rusi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive INKLUZIVA, Qendra nacionale rome Kumanovë, Ambasada e SHBA-së, OSBE-ODIHR, etj. Në rend dite të seancës janë edhe propozim Udhëzimi për mënyrën e votimit të vendvotimeve me më pak se 10 zgjedhës, propozim Udhëzimi për votim, si dhe për fletëvotime valide dhe jovalide në Referendumin në…
14 Shtator 2018 / 11:50 Ministrja e Mbrojtjes së Italisë Elizabeta Trenta të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vizitës në vend, ajo do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska, pas çfarë pasojnë edhe bisedime të të dy delegacioneve. Të dyja ministret pas takimeve do të kenë edhe deklarata për media.
14 Shtator 2018 / 11:22 Shteti federal amerikan Karolina Veriore është goditur nga erëra të fuqishme dhe shira të dendur të shkaktuara nga uragani Florens mbi Oqeanin Atlantik.Uragani Florens ndonëse dje ka dobësuar intensitetin e saj sërish vazhdon të përparojë në vend duke shkaktuar shumë dëme materiale, ndërsa ende nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Edhe pse uragani Florens ende nuk ka mbërritur, guvernatori i Karolinës Veriore, Roj Kuper urdhëroi evakuimin e mijëra banorëve nga zonat më të ekspozuara bregdetare. Florens shkakton erëra me shpejtësi prej 175 kilometra në orë dhe shira të dendur.
14 Shtator 2018 / 10:55 Gjashtëdhjetë e dy shoferë gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa gjashtë ishin nën ndikim të alkoolit. Sipas buletinit policor, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur gjithsej 10 aksidente, prej të cilave në katër më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material. Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të marrin patentë shoferi dhe dy shoferë fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe shtatë automjete të paregjistruara.Policia e…
Kuba është një prej destinacioneve më atraktive turistike. Por, rrallë vizitohet nga yjet shqiptare, e tash këtë po e bën superylli i hip hopit, Getoar Selimi dhe bashkëshortja e tij, Marina Vjollca. Dy yjet po shijojnë kohën në Kubën që njihet si një vend me shumë histori. Marina po shijon shumë aventurën e re, e po aq edhe Geasy. Dyshja kanë publikuar vazhdimisht foto nga destinacioni i fundit i tyre. Ka indikacione se kjo vizitë është për të festuar një vjetorin e martesës së tyre. Marina dhe Getoar Selimi ka një vit që janë martuar dhe po jetojnë së bashku…
14 Shtator 2018 / 10:06 Pak para vizitës së tij në Maqedoni të hënën, komisari evropian për zgjerim në intervistën për MIA-n thotë se nëse lëshohet mundësia për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë në referendumin më 30 shtator, dera për në BE do të mbyllet me “dekada”. “Nëse nuk shfrytëzohet ky rast, shumë jam i sigurt se dera do të mbyllet me dekada, nëse jo përgjithmonë, tha Han për MIA-n. Komisari evropian, i cili vjen për “Ditët e mediave”, do ta shfrytëzojë vizitën e tij që të takohet edhe me qytetarët në Shtip, ku do ta transmetojë këtë porosi. Qëllimi…
14 Shtator 2018 / 9:30 Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot do të realizojë takim me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Audin Halvoresen. Takimi, siç ishte paralajmëruar, do të jetë në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ku do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Osmani dhe Halvorsen, në suaza të vizitës, do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë dhe UNOPS, Zyra për shërbime të projekteve të KB-së.
14 Shtator 2018 / 9:00 Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, ku janë të dyshuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski për shitjen e parcelës ndërtimore në Sopishtë të Shkupit. Në seancat paraprake prokurorët e PSP-së kanë lexuar 608 materiale dëshmuese lidhur me lëndën, ndërsa janë dëgjuar edhe disa biseda telefonike, të cilat dalin nga ndjekja e komunikimeve. Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka përbërë Komision për oferta…
14 Shtator 2018 / 8:45 Ministri shtetëror për Evropë i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme, Mihael Roth sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni. Roth në Ohër do të ketë takim me nikoqirin e tij, Nikolla Dimitrov, me ç’rast të dytë do të marrin pjesë në debatin interaktiv me temë “Maqedonia në rrugën drejt BE-së”. Fokusi i debatit do të jetë mbi përfitimet e anëtarësimit në BE në avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, promovim i politikave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe nxitje të eko aktivizimit të qytetarëve”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Debati organizohet nga…

