Author: almakos

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për aprovimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Hahn në një postim në Twitter thekson se tashmë Parlamenti Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave. “Drita e gjelbër e Parlamentit Evropian për të nisur negociatat me Këshillin e Evropës për liberalizimin e  vizave për Kosovën, e mirëpritur”, ka shkruar ai në Twitter. Very much welcome #EPlenary’s green light for starting the negotiations with @EUCouncil on #visaliberation for #Kosovo! @Europarl_EN @eu_near — Johannes Hahn…

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 12:51 Ndihmës Sekretari i Shtetit, Wes Mitchell, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, përsëriti mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE, duke mirëpritur përpjekjet për një zgjidhje të kontestit të emrit me Greqinë. Në këtë kontekst, ai përsëriti pritjet për një referendum të suksesshëm dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë. Ndërsa, Dimitrov theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Shteteve të Bashkuara në integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe bashkëpunimin e bazuar në partneritetin strategjik: Anëtarësimi ynë i merituar në NATO do të kontribuojë në ndërtimin e…

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 12:32 Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror të vendit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendës-kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, Bushati theksoi se qytetarëve e Maqedonisë duhet të mbështesin procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Dua të përgëzoj Qeverinë e Maqedonisë për arritjen e marrëveshjes së Prespës. Faktori politik shqiptar ka dhënë kontribut të posaçëm. Dua të bëj thirrje gjithë qytetarëve, për të mbështetur këtë proces historik të rëndësishëm, jo vetëm ndërmjet Shkupit dhe Athinës,…

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 12:03 Fillimi i seancës për lëndën “Target-Fortesa” është shtyrë për më 8 tetor. Seanca u anulua për arsye se nuk janë marrë vendimet nga Gjykata e Apelit për ankesat për gjykim në mungesë të të akuzuarit Goran Grujevski dhe ndarjes së procedurës për të akuzuarën Gordana Jankulloska. Hetimi për lëndën “Fortesa” u hap më 19 mars të vitit 2016 ndërsa për lëndën “Target” më 17 nëntor të vitit 2016, për shkak të lidhshmërisë janë bashkuar në një lëndë të vetme. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008…

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 11:02 Një operacion policor i nisur nga policia e Tetovës ka rezultuar deri tani me 6 persona të arrestuar. Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës dhe trafikut të saj. Nga të dhënat, tre prej të arrestuarve janë nga fshati Sllatin ndërsa tre të tjerë janë nga qyteti i Tetovës. Aksioni kundër përdoruesve dhe trafikantëve të drogës vijon pas betejave të shumta që ka pasur SPB Tetovë me baret e natës, ku prej muajit prill deri në shtator të këtij viti, gjithsej janë arrestuar 147 shtetase të huaja. Alsat-M

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 10:21 Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini viziton sot Shkupin, ku pritet të ketë takime me zyrtarët më të lartë të vendit. Mogherini do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev, me presidentin Gjorge Ivanov, ndërkaq do të takohet edhe me liderin e opozitës, Hristian Mickovski. ”Qëllimi i vizitës është diskutimi i së ardhmes së marrëdhënieve dhe perspektivës së integrimit në BE të vendit”, tha zyra e shtypit e Mogherinit. Vizita e Mogherinit bëhet në prag të referendumit të 30 shtatorit, ku qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e…

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 10:12 Seanca e sotme gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend vazhdon me dëshmitë e 4 dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Enes Ibraimi, Hari Lokvenec, Petar Atanasov dhe Katerina Kuzmanovska. Ne seancën e kaluar dëshmuan kryeministri Zoran Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, Nikolla Todorov dhe Vejsel Memedi. Për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar akuzohen 33 persona për prishje të rendit kushtetues. Ndryshe, në bankën e të akuzuarve për ngjarjet e 27-prillit duhet të ulen: Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran…

Lexo më Shumë

13 Shtator 2018 / 9:58 Ues Miçel, ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi sot do të vijë në Maqedoni, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev dhe përfaqësues të tjerë zyrtarë për mbështetjen e marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe referendumin e 30 shtatorit.

Lexo më Shumë

12 Shtator 2018 / 22:37 Kryeministri Zoran Zaev sonte është takuar me kreun e diplomacisë shqiptare, ministrin Ditmir Bushati. Në takimin, në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, si dhe për perspektivat e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve. Ministrit Bushati, theksoi se çelësi i vetëm për hapjen e rrugës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s është vota PRO Marrëveshjes së Prespës në Referendumin e 30 shtatorit. Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë…

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur botërore, Rihanna, është njëra ndër artistet më të pëlqyera në mbarë botën. Por që nga viti 2016, ajo nuk ka sjell ndonjë këngë solo në tregun muzikor. Që pas lansimit të albumit të saj më të fundit “Anti”, Rihanna nuk ka punuar edhe aq shumë në aspektin e karrierës muzikore. Artistja i është përkushtuar më shumë biznesit, duke sjell në treg linjën e saj të të brendshmeve për femra. Mirëpo, për të gjithë fansat e këngëtares vjen një lajm i mirë, kjo pasi ajo i është përveshur punës për të sjellë në treg një këngë të re.…

Lexo më Shumë

12 September 2018 / 18:35 Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini nesër pritet të vizitojë Maqedoninë, Mogerini pritet të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Mogerini pritet të jap deklarat të shkurtër për shtyp në Çarshinë e Shkupit. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së gjitashtu do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Mickoski.

Lexo më Shumë

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka udhëtuar së fundmi drejt Kinës. Ajo ka udhëtuar në kontinentin aziatik për të mbajtur turin e parë të koncerteve atje. Së fundmi, Dua pati një paraqitje të suksesshme në koncertin e mbajtur në qytetin Guangzhou të Kinës. Lexo po ashtu: Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, këngëtarja Lipa i ka prezantuar fansat me atmosferën që ka mbizotëruar në koncertin e saj të fundit. “Drejt nga aeroplani në shfaqjen tonë të parë në Kinë. Guangzhou ishte kaq magjik”, ka shkruar Dua në Instagram. Këngëtarja shqiptare ka qenë mjaft e angazhuar këtë…

Lexo më Shumë