12 September 2018 / 16:15 Ministria e transportit dhe lidhjeve pohon se deri në fund të vitit do të realizohen madje 95 për qind të investimeve kapitale, ka paralajmëruar ministri Sugareski. Në tetë muajt e parë të këtij viti, realizimi i projekteve kapitale në këtë dikaster ka qenë 63% ndërsa ministri pret dinamikë të përshpejtuar në katër muajt e fundit të vitit. Ai shton se problem kyç në realizimin e investimeve kapitale për momentin është ndërtimi i gazsjellësit nëpër Vodno, ku aktivitetet janë stopuar për shkak të protestës nga shoqatat ekologjike. Për momentin, atje janë realizuar vetëm 8,6% nga 984…
Author: almakos
12 September 2018 / 16:02 25 mjekët e angazhuar në projektin “Alo Mjeku” tanimë nëntë muaj nuk kanë marrë rroga. Edhepse projekti në fjalë ka përfunduar në dhjetor, mjekëve me automatizëm iu është ndërprerë kontrata, por jo edhe puna e tyre. Mjekët, edhepse pa pagesë vazhdojnë ta mbajnë funksionimin e këtij shërbimi për 24 orë të tëra gjatë shtatë ditëve të javës. Edhe pse u ka skaduar kontrata, nga Ministria thonë se e kanë vazhduar projektin, por nuk u ka sigluar buxhet për pagat. Ministria e Shëndetësisë “Në buxhetin për vitin 2018 nuk janë paraparë mjete financiare për personat e…
12 September 2018 / 15:45 Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk pritet që të pengojë dhe cenojë integritetin territorial të Maqedonisë apo shteteve të tjera të rajonit. Kështu deklaroi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit bilateral me Kryeministrin Zoran Zaev. Ai tha se zvarritja e bisedimeve me Serbinë do të ndikonte negativisht në të ardhmen e Kosovës por edhe të rajonit në përgjithësi. “Marrëveshja Kosovë-Serbi nëse arrihet pasi që do të jetë shumë vështirë për tu arritur, do të jetë e frymës evropiane, do të rruhet muti-etniciteti në Kosovë, do të jetë e koordinuar plotësisht me SHBA-të dhe BE-në, shtetet fqinje dhe…
12 September 2018 / 15:33 Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se VMRO-DPMNE-ja me qëndrimin e saj ndaj referendumit po mashtron qytetarët duke i futur ata në huti. Sipas të parit të ekzekutivit, me opozitën nuk ka hapësirë debati përderisa kreu i saj, Micskoski nuk deklarohet kundër bojkotit. Jam i gatshëm të pranoj debat me Mickoskin kur ky i fundit tekstualisht dhe qartë do të prononcohet se është kundër bojkotit. Sapo të deklarohet, le ta zgjedh mediumin dhe do të debatojmë. Këto qëndrime përfundimisht janë mashtrime për të ardhmen e Maqedonisë – tha Zoran Zaev, Kryeministër. Kreu i integristëve Ali Ahmeti nga…
12 September 2018 / 15:06 Shefi i diplomacisë së Holandës, Stef Blok e cilësoi si arritje historike Marrëveshjen për emrin pasi sipas tij i hap rrugën integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Blok theksoi se përveç përgjegjësisë së politikanëve edhe qytetarët kanë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e vendit të cilën do ta vulosin në referendumin e 30 shtatorit. E kuptoj se Marrëveshja e Prespës është kompromis i ndjeshëm, por zgjidhja e kësaj çështjeje i hap dyert për të ardhme më të mirë për Maqedoninë. Varet nga të gjithë aktorët politik, duke përfshirë edhe opozitën nëse do ta…
12 September 2018 / 14:48 Organizatat joqeveritare posedojë të dhëna alarmante për fëmijët e sëmurë me kancer në Maqedoni. Edhe pse në vendin tonë nuk ka një regjistër të veçantë të fëmijëve me kancer, jozyrtarisht supozohet se çdo ditë në klinikat e vendit paraqitet një rast i tillë, thonë nga Sano, organizatë e cila merrem me këtë çështje. Në bisedë me mjekët, ndonjëherë kemi informacion se në ditë vjen nga një fëmijë me kancer. Është një numër i tmerrshëm, për të cilin duhet të diskutohet më seriozisht- tha Maria Tasev – Shoqata Sano. Për fat të keq, thotë Tasev, kushtet për…
12 September 2018 / 13:53 Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis paralajmëroi se gjatë fundjavës do ta vizitojë Maqedoninë dhe se vizita do të përkojë me referendumin e 30 shtatorit. Megjithatë nga Qeveria nuk konfirmojnë datën. Sipas një deklarate të dhënë për Agjencinë e lajmeve, Reuters, Matis u shpreh i shqetësuar pasi dyshon se Rusia mund të ndikojë gjatë votimit në këtë referendum, i cili nëse do të jetë pozitiv vendit do t’ia hap dyert për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE. Jam i shqetësuar për atë lloj dinakërie që Rusia ka praktikuar që nga Estonia e deri në Shtetet…
12 September 2018 / 13:36 Pas takimit të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në ambientet e seilsë së BDI-së, të dy dhanë një konferencë për shtyp për gazetarët. Ahmeti duke falenderuar Presidentin e Kosovës, Hasim Thaçin u shpreh se patën një takim të afërt dhe vëllazëror dhe se biseduan për rrjedhat e fundit politike si në Maqedoni po ashtu edhe në Kosovë. Ahmeti siguroi Presidentin Thaçi se do të mbështesin çdo zgjidhje eventuale që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë dhe përkrahja do të jetë e fuqishme për një përmbyllje pozitive duke i…
European Commission President Jean-Claude Juncker addresses members of the European Commission at the beginning of the group’s seminar at Genval Castle, Genval, Belgium, on August 30, 2018. (Photo by Aris Oikonomou / POOL / AFP) (Photo credit should read ARIS OIKONOMOU/AFP/Getty Images) 12 September 2018 / 12:08 Duhet të përcaktojmë në mënyrë përfundimtare përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi përndryshe, të tjerët do të marrin përsipër detyrën për t’u dhënë formë fqinjëve tanë, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një seancë plenare në Strasburg. ‘’Sfidat e jashtme po shumëfishohen dhe ne nuk mund të heqim dorë…
Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, ka paralajmëruar projektin e ri të saj. Ka publikuar shumë bashkëpunime, por tash ajo ka gati projektin e ri. Ajo me një foto ku duket atraktive ka paralajmëruar projektin e ri mjaft atraktiv. Sportive dhe joshëse, ajo ka shkruar se po vjen “Zemër”, kënga më e re. Eni ka kohë që është në lidhje me Genc Prelvukajn dhe po shijon romancën me reperin. Bukuroshja pati një verë mjaft të angazhuar me koncerte. /Telegrafi/
12 September 2018 / 11:56 Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Martin Protugjer, gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale është shtyrë për më 24 shtator. Avokati i Protugjerit, Donço Nakov, në gjykatë dorëzoi dokumentacion mjekësor dhe tha se i akuzuari mbrëmë në orën 02:00 është dërguar në Qendrën për Urgjencë. Prokurorja Lile Stefanovska, tha se me vërtetimin mjekësor konfirmohet që i akuzuari nuk mund të jetë prezent në gjykatë, por vërtetimi vlen deri shtatë ditë. Në seancën e sotme të pranishëm ishin të gjithë të akuzuarit e tjerë. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri…
12 September 2018 / 11:33 “Maqedonia përshëndet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Maqedonia mbështet zgjidhjen që do të çoj përforcoj paqen dhe stabilitetin në rajon. Është e rëndësishme që liderët e rajonit të bashkohen në rrugën drejtë integrimit euro-atlantik”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë. Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, theksoi rendësin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke theksuar edhe ndërtimin e autostradës e cila do të mundësoj qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do të ndikoj në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. “Kosova dhe Maqedonia nuk akne asnjë çështje të hapur, janë dy shtete mike me një…

