Eksperti i njohur i IT-së, Gent Progni, ka qenë një nga folësit në protestën e 15-të masive që po zhvillohet përpara Kryeministrisë për dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Në fjalën e tij nga podium i ngritur para Kryeministrisë, Progni u shpreh se protesta nuk është vetëm kastës së vjetër politike, por edhe kundër Soros.
Sipas tij, ka qënë George Soros ai që ka sjellë në pushtet kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
“Rama n’burg Berisha n’burg! Desha vetën të them diçka të vogël, se Ramën na e solli Soros, Berishën na e solli Soros, kështu që në protestë jemi edhe kundër Sorosit”, tha ai.
Sot është protesta e 15-të që mbahet në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
The post Tubimi i 15-të për dorëheqjen e kryeministrit, Gent Progni: Protestojmë edhe kundër Sorosit, ai na e solli Ramën dhe Berishën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

