Author: almakos

12 September 2018 / 11:14 Më 30 shtator, në referendum, vendosim ne. Ky moment historik është më i madh se ne, se partitë tona, zënkat ose interesat tona personale. Bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të dalim të gjithë në referendum, për Maqedoninë Evropiane, thekson mes të tjerash kryeministri Zoran Zaev përmes video incizimit drejtuar qytetarëve në vigjilje të deklarimit në referendum më 30 shtator. “Pavarësi dhe liri. Këto janë aspiratat për të cilat luftoi populli ynë gjatë të kaluarës së lavdishme. 8 Shtatori i vitit 1991, ishte realizimi i atij ideali, ditë historike kur qytetarët, në referendum,…

Lexo më Shumë

Luana Vjollca gjithnjë di të rrëmbejë vëmendjen me linjat e saj trupore. Bukuroshja shqiptare ka publikuar një imazh të ri së fundmi ku shfaqet duke punuar, ose së paku ajo pretendon se bën një gjë të tillë. Me veshje me ngjyra ta hapura që vënë në linjat e saj fantastike trupore, Luana thotë se është gati për sezonin e ri televiziv. “Bossja e vogël po shkon në sytre. Gati për sezonin e ri televiziv”, ka shkruar Luana në postimin e saj. Prezantuesja duket se do ta lë skenën e këndimit për t’iu kthyer televizionit Spekulohet se Luana do të drejtojë…

Lexo më Shumë

12 September 2018 / 10:05 Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” ishte i ftuar kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti. “Shqiptarët votojnë për të ardhmen e tyre në Maqedoni. Qe Maqedonia të integrohet në BE dhe NATO”. Kështu iu përgjigj ai pyetjes së drejtpërdrejtë të gazetarit Blendi Fevziu se çfarë u intereson shqiptarëve emri i Maqedonisë. Ai tha se është koha më 30 shtator të vendoset me votë në referendum e ardhmja e këtij shteti. Fevziu:Pse duhet të ekzistojë Maqedonia? Ali Ahmeti: Në Maqedoni funksionon shteti. Fevziu: A ka unitet? Ali Ahmeti: Ka politikanë të papërgjegjëshëm. Qytetarët e kanë…

Lexo më Shumë

12 September 2018 / 9:55 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni, me ç’rast do të realizojë takim me kryeministrin Zoran Zaev. Shërbimi qeveritar për shtyp informoi se Zaev dhe Thaçi do të kenë një takim kokë-më-kokë, pas çka do të pasojë edhe një takim bilateral i delegacioneve të të dy vendeve. Pas përfundimit të takimit, do të pasojnë deklarata për media të presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

11 September 2018 / 23:39 Pas një debati maraton VMRO-DPMNE morri vendim që secili qytetarë të vendos vetë se a do të votojë dhe se si do të votojë në referendumin për emrin më 30 shtator. Megjithëse partia do të zhvillojë fushatë aktive ajo nuk do t’i udhëzoj qytetarët që të bojkotojnë referendumin, të votojnë PRO apo Kundër marrëveshjes së Prespës.

Lexo më Shumë

Anglia e ka mposhtur Zvicrën me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Marcus Rashford. Nga minuta e parë e filluan ndeshjen vetëm Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nga shqiptarët e ftuar. Anglezët kishin më shumë raste, ndërsa zviceranët më shumë luajtën me topin, duke qenë disa herë të rrezikshëm. Shaqiri rrezikoi i pari në minutën e 7-të, por i mungoi fati. Anglia në anën tjetër me Eric Dier në minutën e 16-të që e dëroi topin kapur me shtyllën. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën anglezët gjetën shpejt golin. Harkimi i bukur përtokë i…

Lexo më Shumë

11 September 2018 / 21:41 Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ka vendosur që çështja e referendumit të vendoset nga Komiteti Qendror. Meqenëse anëtarësia është ndarë në dy pjesë, në lojë mbeten dy opsione. Një pjesë e anëtarësisë kërkon qe VMRO-ja të dalë dhe të bej thirrje për të votuar “për” por pa ndërhyrë ne fushatë dhe opsioni i dytë është grupi i disa nënkryetarëve, deputeteve dhe anëtareve kërkojnë që VMRO-ja të mbetet indiferent dhe qytetarët të vendosin nëse duan te votojnë ose jo. Mbledhja e Komitetit Qendror vazhdon.

Lexo më Shumë

Se ndryshimet klimatike kanë filluar të shfaqen e dëshmon më së miri videoja ku shihet se në Afrikën e Jugut ka rënë borë, duke befasuar banorët që u dukej pothuajse e pamundur. Rënia e temperaturave dhe bora në mes të shtatorit, ka prekur pjesën jugperëndimorë të Afrikës së Jugut, transmeton Telegrafi. Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar fotografi dhe video,  ku shihet se si gjithçka është mbuluar me borë. Afrika njihet si një vend me thatësira që shpesh godasin këtë kontinent, kështu që rënia e borës në shtator ishte diçka që askush nuk e kishte pritur se do të ndodhë.…

Lexo më Shumë

11 September 2018 / 18:44 Një incident mes dy prindërve është regjistruar gjatë ditës në hapësirat e çerdhes “11 Tetori” në Komunën e Butelit. Sipas policisë në këtë incident janë përfshirë dy persona, të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake para fëmijëve dhe të punësuarve janë zënë në mënyrë verbale, ndërsa më pas njëri prej tyre ka nxjerr armën e zjarrit ndërsa tjetri një thikë. Fëmijët dhe edukatoret sipas policisë në atë moment të shqetësuar janë shtrirë në tokë për shkak se janë ndjerë të pasigurt për jetën e tyre. Sipas informatave jozyrtare policia ka ndaluar njërin nga aktorët e…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është shumë e pëlqyer nga fansat për këngët e saj. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj. Së fundmi, Myrtezaj ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen mjaft tërheqëse në një fustan ngjyrë vjollcë. Flokët e saj të zeza dhe fustani i saj me mëngë të gjata, i jepnin këngëtares një dukje edhe më joshëse. Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar. Ndonëse kanë kaluar vetëm pak muaj pas lindjes, Xhensila vazhdon të jetë në top…

Lexo më Shumë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të shënojë sukses me albumin e saj më të fundit “Expectations”. Kënga “I’m a mess” është njëra ndër hitet më të mëdha të albumit, e cila e ka renditur këngëtaren në majë të top listave botërore për disa muaj. Pasi e publikoi në versionin e animuar dhe me tekst, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), e publikoi këtë këngë edhe me video. [embedded content] Klipi i përshtatej shumë tematikës së këngës, e cila në vetvete rrëfen kalimin nga ankthi dhe depresioni, gjëra me të cilat këngëtarja është sprovuar në jetën reale.Në vetëm…

Lexo më Shumë

11 September 2018 / 16:03 Makina është e njëjtë, por disa pjesë janë të ndryshme. Ky është qëndrimi i mbrojtjes së të akuzuarve në rastin “Monstra” pas ekspertizës të sotme publike të makinës “Opel” të cilën, sipas akuzës, autorët e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës e kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Për shkak të këtyre vërejtjeve, mbrojtja do të këmbëngul për ekspertizë tjetër. Ekspertizat që kinse janë vërtetuar në këtë makinë, nuk përkojnë me pamjen aktuale të automobilit. Do të përmend një detaj, për shembull fanari i djathtë, gjatë ekspertizës shihet në vendngjarje se nuk përkon me…

Lexo më Shumë