Author: almakos

Ish-mbrojtësi i Saint-Etienne, William Gomis, është qëlluar për vdekje me një kallashnikov. Akoma nuk janë bërë publike të gjitha detajet e kësaj tragjedie, ndërsa thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën La Seyne-sur-Mer në Saint-Etienne në Francë. Njëherësh, bëhet e ditur se në këtë incident ka vdekur edhe një djalë 14-vjeçar, ndërsa policia ka gjetur 24 gëzhoja të plumbave të kallashnikovit në vendin e ngjarjes. Former Saint-Etienne defender William Gomis was shot dead on Sunday at the age of 19… RIP William… pic.twitter.com/YG7KW6FfpG — FootballTalentScout (@FTalentScout) September 10, 2018 Vetëm disa javë më parë ishte vrarë njëri nga vëllezërit e…

Lexo më Shumë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka të shpeshta paraqitjet e ekspozuara në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka hedhur në Instagram një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi dhe të hapur te pjesa e gjoksit. Ora shquhet për linjat e saj atraktive, të cilat nuk heziton t’i tregojë në asnjë prej paraqitjeve të saj. Ajo ka vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, ndërsa ka rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. Lexo po ashtu: Një kapele e zezë mbi flokët e saj bionde, i dha një…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 15:45 Tekstet shkollore nga klasa e katërt e deri në të nëntën akoma nuk gjenden për shitje në libraritë e qytetit edhe pse kjo u paralajmërua si risi për këtë vit shkollorë, nga Ministria e Arsimit. Alsat-M ka inspektuar shumë prej librarive në qytet në të cilat përveç fletoreve të punës dhe disa librave të caktuar nuk kishte gjë tjetër. Udhëheqësit e librarive thonë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë nga shtëpitë botuese lidhur tekstet shkollore të arsimit fillor. Momentalisht I kemi vetëm fletoret e punës, varet mësuesi prej mësuesit, dikush I punon, ndonjë…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 15:29 VMRO-DPMNE-ja ka thirru mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv për të diskutuar çështjen e referendumit. Megjithatë dita e martë nuk pritet të jetë dita kur opozita do të kumtojë qëndrimin e saj nëse është për ose kundër. Burime brenda opozitës bëjnë të ditur se vendimi i VMRO-së mund të zvarritet mbase deri pak ditë para referendumit. Siç mëson Alsat, opozita ka disa ditë që zhvillon debat të brendshëm, që më pas të dilet me qëndrim zyrtar. Ndërkohë subjektet e tjera kanë nisur fushatën. Aleanca për Shqiptarët si subjekt i cili udhëheq fushatë teke vlerëson se në Maqedoni…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 15:13 Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç porositi që procesi i referendumit të reflektoj vullnetin e lirë të qytetarëve dhe pa përzierje nga jashtë. Ndërkohë e pyetur nëse Komisioni Evropian do ti ndihmojë shtetit të Maqedonisë në luftën kundër lajmeve të rrejshme-ndikimit të faktorëve të jashtëm në fushatë, Kociançiç tha se Evropa po i ndanë praktikat e tyre më të mira dhe se referendumi po organizohet nga një shtet sovran që është i aftë për zbatimin e këtij procesi. BE-ja e mbështeti marrëveshjen e arritur për emrin, tani duhet të bëhen një varg hapash që marrëveshja…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 14:37 Kartoni i gjelbër që është i nevojshëm për udhëtim me automobil jashtë vendit, të bashkohet me polisën për përgjegjësi automobilistike. Në këtë mënyrë, çdo makinë duhet ta posedojë këtë dokument, paralajmëron numri një i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit, Klime Poposki. Kjo risi sipas tij, del nga nevojat për harmonizimin e rregullativës ligjore me direktivat e BE-së. Deri në fund të vitit të ardhshëm, kjo risi do të vendoset në suaza ligjore. Poposki paralajmëron ndryshim të çmimit për polisën e detyrueshme, përkatësisht formimi i çmimit do të liberalizohet.

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 13:53 Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të investojë 70 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve shtetërore në komunat të cilat për atë dedikim nuk kanë mjaftë financa, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Haraçinës. Shumica e komunave që i ka vizituar gjatë periudhës së kaluar, siç tha ministri, nuk kanë pasur mjaftë para nga buxhetet e komunave për përmirësimin e gjendjes së keqe të rrugëve shtetërore. “Çdo komunë vetë i konfirmon rrugët prioritare të cilat do të jenë lëndë e sanimit dhe…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 13:14 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Greqisë dhe Maqedonisë të ratifikojnë marrëveshjen që të dyja vendet arritën në muajin qershor për çështjen e emrit të Maqedonisë. Në një intervistë për Kathimerini, Stolgenberg tha se NATO nuk mund ta detyrojë asnjë vend të bëjë atë që nuk do, por gjithashtu shprehu besimin se marrëveshja do të zbatohet në të dy vendet. Është thelbësore për besueshmërinë kombëtare kur një vend nënshkruan një marrëveshje dhe pala tjetër garaton se dy palët do t’i përmbahen asaj. Çdo gjë tjetër do të minojë në mënyrë serioze…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Tuna solli gjatë muaji gusht këngën e saj më të fundit “Chonga”, me çka shënoi edhe rikthimin në skenë pas dy vitesh. Një këngë me plot ritëm e riktheu këngëtaren shkupjane më në formë se kurrë më parë. [embedded content] Menjëherë pas “Chonga”, Tuna duket se i është përveshur punës për një tjetër projekt. Kështu të paktën ka bërë të ditur vet ajo përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram. Lexo po ashtu: Siç e ka bërë zakon, Tuna tashmë publikon një kolazh fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, të cilat të bashkuara së bashku…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 10:34 Dy persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë në orën 00:20 minuta në rrugën magjistrale Gradsko – Prilep. Automjeti i udhëtarëve “Opel Astra”, i drejtuar nga O.I (37) nga Prilepi, e ka humbur kontrollin, është përplasur në rrethojën mbrojtëse të urës dhe ka rënë nga rruga në humnerë, kumtoi sot MPB-ja. Me këtë rast, shoferi O.I. dhe bashkudhëtari R.M. (56) nga Prilepi e kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekje është konstatuar nga ekipi i ndihmës së parë mjekësore. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 9:56 Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike. Në seancën paraprake janë dhënë dëshmi me shkrim. Para fillimit të gjykimit, avokati i mbrojtjes Boro Tasevski kërkoi që ekspozimi i provave materiale të kryhet me prezantimin e tyre për dallim nga ajo paraprake kur u lexuan vetëm titujt nga lista e dëshmive. Sipas mbrojtjes, kërkesa ka për qëllim që të gjitha në mënyrë esenciale të fillojnë me dëshmitë materiale. Prokurori publik Stefço Donev tha se propozimi i tillë ka…

Lexo më Shumë

10 September 2018 / 9:44 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, vranësira mesatare dhe erë të përforcuar veriperëndimore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje me intervale prej 23 deri në 31 gradë celcius. Ndërsa gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, ndërsa në disa vende mund të ketë reshje lokale të shiut.

Lexo më Shumë