Author: almakos

9 September 2018 / 16:21 Çerdhe pak, fëmijë shumë. Ky do të ishte përshkrimi më i mirë i gjendjes së çerdheve në Kumanovë. Lista e fëmijëve të cilët presin regjistrim në çerdhe është e gjatë, ndërsa kapacitetet e çerdheve janë të kufizuara, ndërsa pritet ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Vitin e sivjemë e kemi filluar me 1960 fëmijë, ndërsa në bazë të kapacitetit çerdhja është e projektuar për 1150 fëmijë. Kjo do të thotë se ky numër tregon se është mbi kapacitetet e çerdhës dhe se kemi nevoj për ambiente të reja. Momentalisht komuna dhe ne si…

Lexo më Shumë

9 September 2018 / 16:12 Shkollimi fillor 9 vjeçar në gjuhën shqipe mbetet ëndërr e përgjysmuar e fëmijëve të lagjes Idrizovë, të komunës Gazi Babë të Shkupit. Edhe pse arsimimi në gjuhën amtare është I garantuar me ligj, këtë të drejtë fëmijët shqiptarë e gëzojnë deri në klasën e pestë në shkollën fillore “Petar Petroviç Njegosh”. Për ciklin e lartë të arsimit fillor ata detyrohen të ndjekin në Shkollat e Çairit ose në “25 Maji” në Hasanbeg. Pos kësaj, në mungesë të kuadrit disa nga lëndët i kanë ndjekur në maqedonisht. “Atje në shkollën “Njegosh” i kemi pasur gjuhën angleze…

Lexo më Shumë

9 September 2018 / 16:02 Tre modele të mundshme për funksionimin e mëtejmë të sistemit të sigurisë dhe kundërzbulimit në vend janë në tavolinën e institucioneve kompetente për shqyrtim, mëson jozyrtarisht Alsat M. Opsioni i parë është vazhdimi i modelit të deritanishëm me të cilin Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim mbetet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Modeli i dytë parashikon ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur. Modeli i tretë, bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Iteligjencës, gjegjësisht formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore. Modelet e funksionimit të…

Lexo më Shumë

9 September 2018 / 15:46 Tre ditë pas incidentit me gazetarët ku zv/kryeministri Koço Angjushev duke hedhur stilolapsin akuzoi gazetarët se e kanë tepruar, sot doli me qëndrim se është keqkuptuar. Në pyetjen nëse do të kërkojë falje për rastin në fjalë, ai tha se sinqerisht ndjen keqardhje që është keqkuptuar, por drejtpërdrejtë nuk u kërkoi falje gazetarëve për veprimin e tij. Në përfundim të konferencës, unë nga lartë e lëshova stilolapsin në tavolinën më të afërt dhe sinqerisht ndjej keqardhje nëse dikush këtë e ka kuptuar ndryshe. Nuk ishte qëllimi që të kuptohet kështu, e as që kam vepruar…

Lexo më Shumë

9 September 2018 / 14:59 Hapet zyrtarisht segmenti i parë i bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” që lidh Komunën e Butelit me unazën e Shkupit.Segmenti ka një gjatësi prej 1000 metrash,ndërsa segmenti i dytë i rrugës pritet të përfundoj pas 18 muajve. Bulevardi ofron 6 korsi,nga të cilat ka korsi të veçantë për biçikleta dhe këmbësorë. Investimi arrin në 125 milionë denarë.

Lexo më Shumë

9 September 2018 / 14:18 Senatori amerikan Ron Johnson u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë në referendumin e 30 shtatorit. Pas takimit me kryeministrin Zaev, senatori republikan i cili është kryesues i nënkomitetit për politikën e sigurisë rajonale dhe evropiane në senatin amerikan, përshëndeti marrëveshjen e Prespës duke theksuar se vetëm zbatimi i plotë i saj mund të garantojë hapjen e dyerve të Maqedonisë për NATO dhe BE. Është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë dhe Greqinë ta zgjidhin çështjen e emrit. Kemi dy lider të guximshëm, dy kryeministra të cilët u gjetën në pozitë të…

Lexo më Shumë

9 September 2018 / 10:29 Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri Kombëtare i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Ron Johnson, sot mbërrin për vizitë në Maqedoni në takime me kreun shtetëror. Johnson është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme. Ai vjen në Maqedoni në një periudhë të aktiviteteve diplomatike intensive para referendumit të 30 shtatorit. Kancelarja gjermane Angela Merkel dje qëndroi në Shkup dhe u dha mesazh të qartë qytetarëve të Maqedonisë – më 30 shtator të mos qëndrojnë në shtëpi, por të dalin dhe të prononcohen për…

Lexo më Shumë

Albatrit Muçiçi ka qenë mjaft i angazhuar në skenën muzikore gjatë gjithë verës. Por, duket se ai do të jetë i angazhuar edhe si baba, madje për të dytën herë. Një foto e publikuar nga bashkëshortja e tij, Egzona, nga Stambolli, ka ngjallur dyshime nga mediat shqiptare. Burime të ndryshme pranë çiftit sipas Prive ka një muaj që kanë treguar se dyshja janë në pritje që të bëhen prindër. Egzona duket se po shijon shtatzëninë duke udhëtuar dhe për të po kujdeset mjaft shumë Albatriti. Albatriti është i angazhuar mjaft shumë me performancat “live” në ahengjet private, por edhe në…

Lexo më Shumë

8 September 2018 / 16:49 Për të realizuar vizionin e një Selaniku më ndryshe, Selaniku, lider i Ballkanit dhe të jetë pika bazë tregtare, e transportit, energjetikës dhe ekonomisë në rajon, ndihmon edhe Marrëveshja e Prespës, tha Kryeministri grek Aleksis Cipras në një takim me administratën e Panairit Ndërkombëtar. Cipras e përshkroi panairin e këtij viti si historik, sepse është i pari në periudhën post-memorandumit, si dhe foli gjithashtu për vizionin që Selaniku të bëhet kryeqyteti ekonomik dhe tregtar në Ballkan. Hapi i parë është që Selaniku të marrë një rol udhëheqës në Ballkan dhe brenda kësaj kornize, për ta…

Lexo më Shumë

8 September 2018 / 16:45 Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk u takua me presidentin Gjorge Ivanov.Por në ambasadën gjermane në Shkup u zhvillua një takim 20 minutësh me udhëheqësin e VMRO DPMNE Kristian Mickoski. Ai as Merkelit nuk i tha se cili do të jetë qëndrimi i partisë për referendumin e ardhshëm .Ai tha se i ka shpjeguar pse partia e tij nuk e pranoi marrëveshjen me Greqinë. Më parë në konferencën e shtypit të qeverisë, Merkel tha se Miskoskit do tia përjellë të njëjtat mesazhe si Zaevit, se për çështjet kyçe duhet të kenë përgjegjësi kombëtare dhe të përbashkët.…

Lexo më Shumë

8 September 2018 / 16:23 “Rreth 6000 emigrant ilegal, nga janari deri në qershor të 2018 janë kapur duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Maqedoni. Sipas policisë, një numër i madh i tyre kanë qen viktima te trafikantëve apo edhe grupeve mafioze në rrugë”. Të dhënat dëshmojnë se policia ka vepruan në 23 raste të cilët përbëjnë vepër penale. Ekipi ynë vizitoi Qendrën Tranzituese në Tabanovc, ku momentalisht janë duke qëndruar rreth 20 emigrantë. Disa prej tyre nga Lindja e Mesme kanë qenë viktima të grupeve mafioze derisa udhëtonin nga Gjevgjelia drejt kufirit verior,. Emigrant nga Afganistani Ku dëshiron të…

Lexo më Shumë

8 September 2018 / 16:08 Kancelarja Gjermane Angela Merkel kërkoi nga qytetarët që ditën e referendumit të mos qëndrojnë në shtëpi por të dalin dhe të mbështesin të ardhmen e tyre Evropiane. Pas takimit me kryeministrin Zaev, kancelarja gjermane Merkel tha se askush nuk i kërcënon qytetarët e Maqedonisë me izolim, ata vet munden dhe duhet të vendosin për ardhmërinë e shtetit. Unë nuk jam për kërcënime. Ju si qytetarë të këtij vendi duhet të vendosni për ardhmërinë e vendit tuaj. Ardhmëria mund të jetë nëse referendumi del i suksesshëm, të bëheni pjesë e NATO-s dhe e BE-së dhe kuptohet…

Lexo më Shumë