8 September 2018 / 16:45
Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk u takua me presidentin Gjorge Ivanov.Por në ambasadën gjermane në Shkup u zhvillua një takim 20 minutësh me udhëheqësin e VMRO DPMNE Kristian Mickoski. Ai as Merkelit nuk i tha se cili do të jetë qëndrimi i partisë për referendumin e ardhshëm .Ai tha se i ka shpjeguar pse partia e tij nuk e pranoi marrëveshjen me Greqinë. Më parë në konferencën e shtypit të qeverisë, Merkel tha se Miskoskit do tia përjellë të njëjtat mesazhe si Zaevit, se për çështjet kyçe duhet të kenë përgjegjësi kombëtare dhe të përbashkët.
Gjatë takimit i theksova ato pozicione që VMRO-DPMNE-ja i kishte në periudhën e kaluar, pse VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta pranojë këtë marrëveshje, pse VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje, i përsëritëm pozicionet e njëjta. E informuam kancelaren Merkel për aksionin tonë në kuadër të ashtuquajturës “Vera për Maqedoninë” dhe navigacionin e plotë që e morëm nga qytetarët. E informuam se gjatë javës së ardhshme organet partiake të VMRO-DPMNE-së do të kenë mbledhje dhe do të miratojnë qëndrim final”- u shpreh Hristian Mickovski , kryetar i VMRO-DPMNE-së.


