8 September 2018 / 15:52 Gjimnazistët në Kumanovë mësimin vazhdojnë ta ndjekin në objektin e ish Kombinatit bujqësor. Nxënësit me të dalë nga shkolla shkelin në rrugët e qytetit, por nuk është vetëm kjo mangësia e gjimnazit. Vetë nxënësit pohojnë se mungojnë madje edhe kushtet elementare për zhvillimin e procesit arsimor. “Është shumë ngushtë dhe kushtet nuk janë fare të mira por nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të mësojmë. Normal do kishim dashur të transferoheshim por nëse nuk ka mundësi duhet të qëndrojmë këtu. Kushtet në klasa janë katastrofale, është shumë ngushtë.” “Sallë sporti nuk kemi, bankat dhe ulëset…
Author: almakos
8 September 2018 / 15:46 Qeveria hesht lidhur me tatimin progresiv. Katër muaj para implementimit të reformës së premtuar, tatimet e reja ende janë vetëm në nivelin e paralajmërimit. Ekspertët janë skeptik dhe thonë se afati deri më 1 janar të vitit 2019 është i shkurtër për miratim transparent të këtij ligji shumë të rëndësishëm. Ministria e financave e cila premtoi debat publik për atë se për çfarë tatimi progresiv ka nevojë Maqedonia, tashmë disa muaj nuk i ka informuar qytetarët. Sipas ekspertëve, në valën e referendumit risitë e këtilla për qytetarët janë temë e ndjeshme për trupin votues. Nëse…
8 September 2018 / 14:00 Në konferencën e përbashkët për shtyp të kancelares gjermane Angela merkel dhe kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, Merkel u pyet edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Sërbisë. Ne si Gjermani dhe si evropian kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”- u shpreh Angela merkel, kancelare e Gjermanisë.
8 September 2018 / 13:43 Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sot është duke qëndruar në vizitën e parë zyrtare në Maqedoni, në konferencën e përbashkët për shtyp ritheksuan bashkëpunimin mes dy vendeve. Kancelarja gjermane Merkel ka theksuar se referendumi është i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë dhe se është një shans historik. Ajo tha se në takimin me kryeministrin Zoran Zaev ka folur jo vetëm për marrëdhëniet dypalëshe në fusha të ndryshme, por edhe për atë që do të ndodhë më 30 shtator. Referendumi është mundësi për hapjen e dyerve të vendit…
8 September 2018 / 13:23 Në pyetjen e gazetarëve se çfarë do të bisedojë me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov dhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do ta takojë Ivanovin, ndërsa Mickoskit do t’ia përcjellë të njejtat porosi sikur kryeministrit Zaev në lidhje me referendumin e 30 shtatorit. Nuk do ta takoj presidentin, por do ta takoj liderin e opozitës. Atij do t’ia them atë që ia thash edhe kryeministrit Zoran Zaev, se të gjithë faktorët politik duhet të mbajnë përgjegjësi kur është në pyetje interesi nacional”- u shpreh kancelarja gjermane…
Prezantuesja Luana Vjollca mund të jetë jashtë ekranit, por jo jashtë prej rrjeteve sociale. Ylli televiziv edhe një herë është shfaqur atraktive. Ajo shfaqet në një bluzë me ngjyra verore me flokë të kapura. Bukuroshja po ashtu duket me syze të shtrenjta duke treguar se shpenzon për dukjen e saj. Aktualisht Marina është e pa angazhuar në televizion dhe po jeton me Getoar Selimin. /Telegrafi/
8 September 2018 / 11:11 Fillojnë përgatitjet për pritjen e kancelares gjermane Angela Merkel në hapësirat përpara Qeverise së Maqedonisë Kancelarja gjermane Angela Merkel sot qëndron për vizitë në Maqedoni në shënimin e 27-vjetorit nga referendumi ku u vendos për pavarësinë e vendit. Qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumin e ardhshëm, të caktuar për më 30 shtator, kur qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE.
8 September 2018 / 10:34 Angela Merkel është kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedonisë, pas vizitës së kancelarit, Gerhard Shreder në vitin 1999 për shkak të krizës në Kosovë. Kancelarja gjermane Angela Merkel sot qëndron për vizitë në Maqedoni në shënimin e 27-vjetorit nga referendumi ku u vendos për pavarësinë e vendit. Qëndrimi i saj në vend është pjesë e mbështetjes, që bashkësia ndërkombëtare e jep për referendumin e ardhshëm, të caktuar për më 30 shtator, kur qytetarët duhet të deklarohen për Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin në NATO dhe BE. Angela Merkel e kryeson delegacionin qeveritar gjerman për…
Taulant Xhaka e ka shënuar golin e parë me fanellën e Shqipërisë dhe ai kishte vlerën e tri pikëve. Mesfushori i Baselit është i lumtur që i dha fitoren skuadrës por vëmendja e tij shkon menjëherë te Skocia. “Në pjesën e dytë, më erdhi rasti, dhe shënova. Jam shumë i kënaqur, sepse është goli im i parë në Kombëtare, dhe arritëm një fitore shumë të rëndësishme”. Ai u pyet edhe për polemikat me Panuccin që i kishte në fillim të punës së tij. “Nuk ka qenë polemikë. Merremi vesh shumë mirë me të. Ai më ka dhënë një besim, dhe…
Superylli shqiptar, Dua Lipa, po shënon suksesin e madh me këngën e re. “Electricity” është kënga e fundit e Dua Lipës që është një bashkëpunim interesant. Në vetëm dy ditë ka arritur katër milionë klikime në YouTube, kurse projekti po shënon suksese edhe në top listën e iTunes. Dua vet ka konfirmuar se është në vendin e parë në iTunes charts për gjithë botën. Ky sukses i bukuroshes shqiptare vjen pas paraqitjes së saj në Prishtinë në Sunny Hill Festival. Dua Lipa është aktualisht një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore dhe puna për projektet e saj të…
Këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, gjithnjë shfaqet atraktive në rrjetet sociale. Bukuroshja shqiptare ka vazhduar që të tregojë format joshëse. Prezantuesja në kostum të bardhë ka shfaqur linjat e saj tejet seksi nga pushimet. “Duke injoruar të gjitha e-mailat e punës”, ka shkruar Luana në këtë postim. Luana po shijon pushimet me të dashurin e saj, Krenar Çoçaj. /Telegrafi/
7 September 2018 / 20:01 Për zhvillimet e 27 prillit sot ka dëshmuar edhe kryeministri Zxoran Zaev, i cili për hyrjen e turmës në Kuvend kishte mësuar nga monitorët në sallën e press-konferencave në të cilën po zhvillonin konferencë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Zaev tha se i është ofruar evakuim nga ana e sigurimit por nuk ka pranuar pasi evakuimi vlente vetëm për të dhe jo edhe për kolegët e tij. Ndërkohë që theksoi se turma e cila kishte qëndruar në sallë rreth dy orë ishin shumica të armatosur dhe me gjësende gjuanin drejt deputetëve…

