Azir Aliu, Ministër i Shëndetësisë
Shëndetësia moderne nuk ndërtohet vetëm me pajisje të reja, programe të reja kompjuterike apo objekte të reja. Ajo ndërtohet me institucione që dinë të menaxhojnë ndryshimin, me njerëz që kanë kompetencat për ta udhëhequr transformimin dhe me një model financiar që siguron vazhdimësi, e jo varësi nga ciklet e projekteve.
Në kolumnat e mëparshme kam shkruar për një sistem shëndetësor që flet një gjuhë të përbashkët, për pacientin që e rimerr vendin qendror dhe për inteligjencën që i shndërron të dhënat në vendime të duhura në kohën e duhur. Por asnjëri nga këto shtylla nuk mund të funksionojë afatgjatë nëse pas tyre nuk ekziston një arkitekturë e qëndrueshme institucionale.
Shëndetësia digjitale përfaqëson një model të ri të menaxhimit të sistemit shëndetësor dhe jo një ndërhyrje të izoluar informatike. Nëse të dhënat janë infrastruktura e re e shëndetësisë, atëherë qeverisja, standardet, siguria, kapitali njerëzor dhe financimi i qëndrueshëm janë themeli i saj.
Prandaj, shtylla e katërt e Strategjisë së Shëndetësisë Digjitale 2026–2030 i kushtohet qeverisjes, burimeve njerëzore dhe qëndrueshmërisë afatgjatë të sistemit. Bëhet fjalë për një segment më pak të dukshëm sesa kartela elektronike apo shërbimet e telemjekësisë, por pikërisht nga kjo arkitekturë varet nëse transformimi digjital do të arrijë të bëhet mënyrë e rregullt pune apo do të mbetet një projekt që funksionon vetëm për aq kohë sa ekziston mbështetja e jashtme dhe entuziazmi fillestar.
Teknologjia mund të blihet, por kapaciteti institucional ndërtohet me kohë, dije dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë. Për çdo platformë duhet të dihet kush dhe si e menaxhon, kush i përcakton standardet, kush e kontrollon sigurinë, kush i trajnon përdoruesit, kush i mat rezultatet dhe kush siguron mjetet për mirëmbajtje. Pa vendosjen e një zinxhiri të tillë përgjegjësie, edhe zgjidhja më moderne mund të shndërrohet lehtësisht në një sistem të kushtueshëm dhe të izoluar.
Për këtë arsye, Strategjia parasheh koordinim më të fuqishëm ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimit Shëndetësor, “Termini im”, Institutit të Shëndetit Publik, institucioneve shëndetësore dhe institucioneve përgjegjëse për transformimin digjital. Nevojiten baza ligjore për shkëmbimin e të dhënave, shërbimet digjitale, telemjekësinë, qasjen e pacientëve dhe përdorimin sekondar të të dhënave. Korniza ligjore duhet të përcaktojë qartë se kush ka të drejtë të veprojë me të dhënat, në çfarë kushtesh, për çfarë qëllimi dhe nën çfarë mbikëqyrjeje.
Finlanda ofron një shembull të qartë se si funksionon ky model në praktikën e përditshme shëndetësore. Kanta nuk është vetëm një faqe interneti ku qytetari mund të shohë të dhënat e veta. Kur një mjek në një institucion publik ose privat regjistron një shënim mjekësor, kur lëshohet një recetë elektronike ose kur farmacia evidenton dhënien e ilaçit, informacioni bëhet pjesë e një infrastrukture kombëtare. Një mjek tjetër i autorizuar mund ta marrë atë kur i nevojitet për trajtimin e pacientit, farmacisti e sheh recetën e vlefshme, ndërsa qytetari përmes MyKanta ka qasje në informacionet e veta. Për shumicën e ofruesve të shërbimeve dhe farmacive, kyçja në sistem është e detyrueshme, rregullat janë të përcaktuara me ligj, ndërsa shërbimi kombëtar ka operator të përhershëm dhe model të rregullt financimi. Përvoja e Finlandës dëshmon se shëndetësia digjitale bëhet e sigurt dhe e qëndrueshme kur funksionon si infrastrukturë publike me bartës të përcaktuar qartë, rregulla dhe buxhet.
Por institucionet janë të forta vetëm aq sa janë të përgatitur njerëzit që punojnë në to. Transformimi digjital kërkon mjekë dhe infermierë që kuptojnë se si të regjistrohen dhe përdoren me cilësi të dhënat, drejtues që dinë të menaxhojnë mbi bazën e treguesve, si dhe analistë e ekspertë që mund të lidhin praktikën klinike, të drejtën, menaxhimin financiar dhe sigurinë kibernetike.
Trajnimi nuk guxon të reduktohet në një prezantim të vetëm apo në pjesëmarrje disa ditore në një punëtori para vënies në funksion të një sistemi të ri. Çdo mjet i ri ndryshon rrjedhën e punës, rolet dhe përgjegjësitë. Prandaj, kompetencat digjitale duhet të integrohen më thellë në arsimin mjekësor, specializimet, subspecializimet dhe edukimin e vazhdueshëm profesional, ndërsa në institucionet shëndetësore duhet të ketë njerëz që vazhdimisht do t’u ofrojnë mbështetje të drejtpërdrejtë kolegëve të tyre.
E njëjta logjikë mund të vërehet edhe në NHS Electronic Staff Record në Angli. Organizatat e NHS-it në Angli dhe Uells përdorin një bazë të përbashkët përmenaxhimin e burimeve njerëzore dhe pagave për mëshumë se 1.9 milionë të punësuar. Për punonjësin, kjonënkupton qasje në të dhënat personale, fletëpagesatdhe trajnimet elektronike. Për institucionin, ndërkaq, kjo nënkupton një bazë të vetme për punësimin, pagën, pozitën e punës, kualifikimet dhe zhvilliminprofesional. Sistemi përpunon çdo vit më shumë se 55 miliardë paund për paga. Ky model konfirmon se menaxhimi i fuqisë punëtore nuk është një funksionadministrativ dytësor. Pa të dhëna të sakta për njerëzitdhe kompetencat e tyre, është e pamundur tëplanifikohet seriozisht shërbimi shëndetësor.
Në arkitekturën institucionale, një vend të rëndësishëmzënë edhe sistemet administrative dhe ERP (Enterprise Resource Planning) në institucionet shëndetësore. Spitali është një organizatë komplekse që menaxhonpersonelin, financat, prokurimet, rezervat, pajisjet, mirëmbajtjen, hapësirat dhe proceset. Nëse pjesaklinike digjitalizohet, ndërsa pjesa administrative mbetet e fragmentuar, sistemi do të vazhdojë të ketëpika të verbra. Shëndetësia e qëndrueshme kërkon tëdimë jo vetëm sa pacientë trajtohen, por edhe sipërdoren burimet, ku krijohen kostot, ku ka vonesa dheku mund të përmirësohet organizimi.
Në aspektin praktik, kjo do të thotë që menaxhmenti ispitalit të dijë sa material mjekësor ka në stok, çfarë do të skadojë së shpejti, cilat pajisje janë në përdorim, kurduhet të servisohen, sa kushton një proces i caktuar dheku po vonohen furnizimet. Një sallë operacioni nukduhet të mbetet e pashfrytëzuar për shkak tëmaterialeve që nuk janë porositur me kohë, as njëpajisje të qëndrojë jashtë funksionit sepse informacionipër servisimin ka mbetur në një evidencë të veçantë. Sistemi ERP nuk e trajton pacientin, por mund tëparandalojë një lëshim organizativ që e vonondrejtpërdrejt trajtimin.
Politika shëndetësore duhet të bëhet financiarisht realedhe institucionalisht e qëndrueshme. Reformat nukduhet të varen vetëm nga një projekt, një donacion apo nga vullneti politik i dikujt. Nevojiten kompetenca tëpërcaktuara qartë, bazë ligjore, staf i trajnuar, financimi qëndrueshëm dhe mekanizma monitorimi. Institucionet duhet të dinë çfarë matin, pse e matin dhesi rezultatet e matjes shndërrohen në shërbime më tëmira.
Qëndrueshmëria fillon që para prokurimit. Çdoinvestim digjital duhet të ketë të llogaritura kostot e mirëmbajtjes, përditësimit, licencave, sigurisëkibernetike, trajnimit dhe zëvendësimit të pajisjeve. Modeli finlandez ofron një mësim praktik: ofruesit e shërbimeve dhe farmacitë e lidhura me Kanta paguajnëtarifa përdorimi për infrastrukturën kombëtare. Në këtëmënyrë krijohet një mekanizëm i parashikueshëmpërmes të cilit funksionimi dhe zhvillimi i sistemit nukvaren vetëm nga thirrja e ardhshme për projekte.
Por qëndrueshmëria nuk është vetëm çështje financimi. Ajo nënkupton edhe aftësinë e sistemit për tëfunksionuar në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë, edhe në rast të një defekti teknik, incidenti kibernetikapo krize tjetër. Sa më shumë që shëndetësia bëhet e ndërlidhur në mënyrë digjitale, aq më e madhe bëhetedhe detyrimi për të mbrojtur të dhënat dhe funksionete saj kritike. Të dhënat shëndetësore janë ndër tëdhënat personale më të ndjeshme, ndërsa sistemetspitalore, rrjetet laboratorike, kartelat elektronike dheportalet e pacientëve përbëjnë infrastrukturë kritike. Prandaj, mbrojtja e tyre nuk është vetëm një detyrëinformatike, por pjesë përbërëse e sigurisë sëpacientëve.
Bashkimi Evropian, përmes Direktivës NIS2 (Direktivapër Sigurinë e Rrjeteve dhe Informacionit), përcaktonnjë drejtim të qartë: sektorët kyç, përfshirë edheshëndetësinë, duhet të kenë nivel më të lartë tërezistencës kibernetike, menaxhim të rrezikut, raportimtë incidenteve dhe vazhdimësi të funksionimit. Për ne, kjo nuk është vetëm një detyrim evropian, por njënevojë e brendshme që rezistenca të bëhet pjesëthemelore e dizajnit të shëndetësisë moderne.
Irlanda e përjetoi koston praktike të mungesës sërezistencës në vitin 2021, kur një sulm me ransomware e detyroi Shërbimin Kombëtar Shëndetësor (HSE) tëfikte sistemet informatike. Kartelat mjekësore dherezultatet u bënë të paarritshme, një pjesë e terminevedhe shërbimeve u shtynë, ndërsa personeli u detyrua t’ikthehej dokumentacionit në letër dhe komunikimittelefonik. Përvoja irlandeze konfirmoi se kopjetrezervë, në vetvete, nuk sigurojnë vazhdimësinë e punës. Spitalet duhet të kenë prioritete të përcaktuaraparaprakisht për rikuperimin e sistemeve, proceduraoffline për shërbimet kritike, role të qarta në rastincidenti dhe ushtrime të rregullta për vazhdimin e operimit. Siguria kibernetike bëhet reale kur çdoinstitucion e di çfarë duhet të bëjë në orën e parë pas një sulmi.
Nëse shtylla e parë i jep sistemit një gjuhë tëpërbashkët, e dyta ia rikthen zërin pacientit, ndërsa e treta i jep inteligjencën për vendimmarrje më të mirë, shtylla e katërt krijon stabilitetin pa të cilin asnjëtransformim nuk mund të zgjasë. Pikërisht këtuqëndron arkitektura e padukshme e shëndetësisëmoderne: ligjet që mbrojnë besimin, institucionet qëmbajnë përgjegjësinë, njerëzit që zbatojnë ndryshimin, sistemet që i bëjnë burimet të dukshme dhe financimiqë garanton vazhdimësinë. Qytetari mund të mos e shohë gjithmonë këtë arkitekturë, por do ta ndiejë atënë çdo shërbim të ofruar në kohë, në çdo të dhënëmjekësore të qasshme, në çdo pajisje që funksionondhe në çdo institucion që e di çfarë bën, me çfarëburimesh dhe me çfarë rezultatesh.


