Shumë fëmijë dhe pak çerdhe në Kumanovë

Çerdhe pak, fëmijë shumë. Ky do të ishte përshkrimi më i mirë i gjendjes së çerdheve në Kumanovë. Lista e fëmijëve të cilët presin regjistrim në çerdhe është e gjatë, ndërsa kapacitetet e çerdheve janë të kufizuara, ndërsa pritet ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Vitin e sivjemë e kemi filluar me 1960 fëmijë, ndërsa në bazë të kapacitetit çerdhja është e projektuar për 1150 fëmijë. Kjo do të thotë se ky numër tregon se është mbi kapacitetet e çerdhës dhe se kemi nevoj për ambiente të reja. Momentalisht komuna dhe ne si institucionit jemi në komunikim me Ministrinë e Politikës Sociale për të gjetur mundësi për zgjerimin e dy ambienteve në objektin e çerdhës “Vjollca”, edhe atë për grupin e foshnjave heterogjene, po ashtu edhe një grup shqiptar”- deklaroi Marina Aleksoska, drejtoreshë e çerdhes “Angel Shajçe”.

Qytetarët shprehen se është tepër e nevojshme që të ketë më shumë çerdhe në qytetin e Kumanovës.

Po si jo! Duhet patjetër të hapen çerdhe të tjera për shkak se kemi shumë fëmijë.

Po kam një mbesë po shkoj ta marrë atë.Do të duhet të kemi edhe çerdhe tjera sepse kemi shumë fëmijë të vegjël.

Kreu i Kumanovës pajtohet se problemi i çerdheve në Kumanovë është njëri ndër kryesoret në qytet!

Kemi mbi 800 fëmijë të cilët presin për regjistrim në çerdhe dhe ky është një problem i vazhdueshëm. Sot në vendin tonë më lehtë është të regjistrohet fëmija në fakultet se sa në çerdhe, gjë që është për të ardhur keq”- Maksim Dimitrievski, kryetar  i komunës së Kumanovës.

Dimitrievski tregon modaliteton e tejkalimit të probolemit. Do të përshtaten hapësirat e ish Shtëpisë së Pionerëve dhe do të ndërtohet një çerdhe të re në lagjen Bajram Shabani.

Kemi ngritur nismë për ndryshimin e planit urbanistik në lokacionin “Bajram Shabani” dhe në përputhje me planin urbanistik kemi projektuar çerdhe. Është duke u punuar dokumentacioni i planit me të cilën planifikohet hapësira dhe në periudhën që vijon do të hartohet projekti ideor, dhënia e lejes për ndërtim dhe pastaj kërkesa e mjeteve për financim nga ana e shtetit, sepse ne mjetet të tilla nuk kemi dhe ajo çerdhe me siguri do të kushtojë rreth 1 milion e gjysmë ose 2 milion euro”- tha Maksim Dimitrievski, kryetar  i komunës së Kumanovës.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se ky dikaster posedon fonde të mjaftueshme për ndërtimin e çerdheve, por komunat nuk posedojnë projekte konkrete dhe të plota për ndërtimin e çerdheve të fëmijëve.

Valmira Zendeli 

TAGS