10 September 2018 / 15:45
Tekstet shkollore nga klasa e katërt e deri në të nëntën akoma nuk gjenden për shitje në libraritë e qytetit edhe pse kjo u paralajmërua si risi për këtë vit shkollorë, nga Ministria e Arsimit. Alsat-M ka inspektuar shumë prej librarive në qytet në të cilat përveç fletoreve të punës dhe disa librave të caktuar nuk kishte gjë tjetër. Udhëheqësit e librarive thonë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë ofertë nga shtëpitë botuese lidhur tekstet shkollore të arsimit fillor.
Momentalisht I kemi vetëm fletoret e punës, varet mësuesi prej mësuesit, dikush I punon, ndonjë mësues tjetër nuk I punon. Libra për të ofru, momentalisht prej shtëpive botuese nuk kemi. Ka ankesa prej prindërve që me të vërtet janë shumë të shkatërruara edhe ka prej prindërve që dëshirojnë ti blejnë komplet, mos ta mendoj se I mungon një fletë ose dy, thjesht dëshiron ta kompletoj fëmijën, varet secili prind kushtet si I ka, por ne si librari kemi mungesë të librave në shitje”- theksoi Sedat Koka, libraria “Koka”.
Në pritje të teksteve shkollore janë edhe shumë prindër të nxënësve të cilët dëshirojnë ti blejnë të njëjtat, por siç thonë ato, nëse çmimet janë të kapshme për çdo buxhet familjar.
“I morëm librat, ishin të vjetruara. Disa ishin të grisura, disa janë të mira”.
“Librat janë të dëmtuara, I morën kur përfundoi viti shkollor, janë shumë të dëmtuara, disa mungojnë. Do të donim ti blejmë të reja, nëse çmimet do të ishin përshtatshme, jo shumë të shtrenjta.”
Më 31 gusht, ministri I Arsimit, Arbër Ademi njoftoi se për herë të parë nga ky vit shkollor të gjitha tekstet shkollore që ministria e Arsimit dhe Shkencës I siguron falas për nxënësit do të gjenden njëkohësisht edhe në qarkullim të lirë edhe atë me çmimin e njëjte me të cilin bën blerjen ministria. Mirëpo, deri në këto momente nuk jepen sqarime nga ky dikaster përse tekstet shkollore nuk mund të gjenden për shitje në librari. Me fillimin e vitit të ri shkollor ka nisur edhe shpërndarja e librave, ku një numër I madh I tyre janë të dëmtuara dhe të shkatërruara. Madje shumë prej librave u mungojnë kopertinat dhe njësi të tëra mësimore.
Melihate Rustemi


