Ish-mbrojtësi i Saint-Etienne, William Gomis, është qëlluar për vdekje me një kallashnikov.
Akoma nuk janë bërë publike të gjitha detajet e kësaj tragjedie, ndërsa thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën La Seyne-sur-Mer në Saint-Etienne në Francë.
Njëherësh, bëhet e ditur se në këtë incident ka vdekur edhe një djalë 14-vjeçar, ndërsa policia ka gjetur 24 gëzhoja të plumbave të kallashnikovit në vendin e ngjarjes.
Former Saint-Etienne defender William Gomis was shot dead on Sunday at the age of 19…
RIP William… pic.twitter.com/YG7KW6FfpG
— FootballTalentScout (@FTalentScout) September 10, 2018
Vetëm disa javë më parë ishte vrarë njëri nga vëllezërit e Gomis, po ashtu nga plagët e marra pas qëllimit me armë.
Saint-Etienne ka lëshuar një komunikatë për media të hënën duke konfirmuar vdekjen e futbollistit.
“AS Saint-Etienne me pikëllim ka mësuar për vdekjen tragjike të William Gomis që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar (e diel)”, thuhet në njoftim.
?♥️Saint-Etienne have confirmed the death of defender William Gomis (19) after he was ‘shot dead with an AK47’.
The circumstances surrounding Gomis’ sudden death are yet to be clarified, but reports in Saint-Etienne are claiming he was shot and killed in La Seyne-sur-Mer. pic.twitter.com/h0E5jUcFLb
— SidelineScouted (@SidelineScouted) September 10, 2018
Më tej theksohet se futbollisti ishte angazhuar te klubi i Ligue 1 që në moshë 15-vjeçare, megjithatë nuk kishte arritur të debutonte për ekipin e parë.
Gomis ishte larguar nga Saint-Etienne këtë verë, edhe pse klubi i kishte ofruar rinovim të kontratës. Ai kishte luajtur për ekipin B në Championnat National duke regjistruar 18 paraqitje në sezonin e kaluar. /Telegrafi/
Willy ?
— Arnaud Nordin (@NordinArnaud) September 10, 2018


