13 Shtator 2018 / 12:51
Ndihmës Sekretari i Shtetit, Wes Mitchell, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, përsëriti mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE, duke mirëpritur përpjekjet për një zgjidhje të kontestit të emrit me Greqinë. Në këtë kontekst, ai përsëriti pritjet për një referendum të suksesshëm dhe zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Ndërsa, Dimitrov theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të Shteteve të Bashkuara në integrimin euroatlantik të Maqedonisë dhe bashkëpunimin e bazuar në partneritetin strategjik:
Anëtarësimi ynë i merituar në NATO do të kontribuojë në ndërtimin e një Maqedonie me prosperitet dhe të sigurtë, e cila është e rëndësishme për të gjithë rajonin”- u shpreh Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.


