15 Shtator 2018 / 14:46
Vihet gur-themeli i impiantit për ujë të pijshëm në Komunën e Likovës. Projekti i bashkë-financuar nga Qeveria dhe Komuna Likovës pritet të përfundojë në 2 vitet e ardhshme. Kryeministri Zoran Zaev potencoi nevojën e evitimit të problemeve për ujë të pijshëm në të gjitha Komunat e vendit. Nga ana tjetër, kreu i Komunës Likovës, Erkan Arifi kërkoi fonde shtesë për përfundimin e projektit. Pavarësisht ekzistimit të dy pendëve dhe furnizimit të Kumanovës me rrethinë me ujë të pijshëm, banorët e Likovës për më tepër se 5 dekada presin rrjetin e ujësjellësit. Momentalisht me ujë të pijshëm furnizohen nga pesetat.
Në shekullin 21 nuk guxojmë ta lëmë pa ujë të pijshëm asnjë fshat dhe fëmijë në Maqedoni. Këto janë problemet reale me të cilët ballafaqohet Maqedonia- tha Zoran Zaev.
Na nevojiten edhe rreth 8 milion euro me qëllim rrumbullakimin e këtij projekti që të gjithë banorët e Komunës së Likovës të kenë ujë të pijshëm- tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.
Alsat-M


