18 Shtator 2018 / 14:46
Borxhi publik i shtetit shënon rritje. Të dhënat e fundit të Bankës Popullore tregojnë se vetëm për një tremujor borxhi publik është rritur për 0.6%, respektivisht gjithsej 48.8% nga PBV-ja. Nga ana tjetër, investimet kapitale, të cilat kryesisht janë projekte që financohen nga kreditë, nuk janë realizuar siç duhet. Nga Qeveria pohojnë se të gjitha huazimet e reja janë produktiv, ndërsa borxhin e lartë publik e shpjegojnë me borxhe joproduktive të qeverisë së kaluar. Ministri i Financave siguron – Maqedonia menaxhon mirë me borxhin publik.
Ndryshimi në huamarrje nënkupton se vendi po shkon praktikisht me një deficit buxhetor, nuk shkojmë me suficit. Ne gjithashtu kemi borxhe të mëdha që arrijnë nga kreditë e marra më parë dhe ne vazhdimisht i servisojmë”- deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.
Kryeministri Zaev thekson se për shkak të ngadalësimit të projekteve siç janë ndërtimi i hekurudhës dhe gazifikimi, efekti i huamarrjeve është “katastrofal”, gjegjësisht paguhet normë interesi, ndërsa projektet nuk zbatohen. Ai megjithatë është optimist dhe pohon se deri në fund të vitit, përfundimisht do të fillojë realizim i përshpejtuar i këtyre projekteve. Të dhënat e fundit të Bankës Popullore tregojnë rritje të borxhit publik në tremujorin e dytë të këtij viti. Ajo para se gjithash është për shkak të rritjes së borxhit të jashtëm nga 33% në 33.4% nga PBV-ja dhe rritje të borxhit të brendshëm prej 15.2% në 15.4%. Këto në fakt janë kredi nga institucionet financiare vendase dhe të huaja.
Aleskdandra Spasevska


