17 Shtator 2018 / 18:00
Qeveria shpalli tenderin për zgjedhjen e një furnizuesi universal të energjisë elektrike. Vetëm kompanitë vendase kanë të drejtë të marrin pjesë, pasi ato ndërkombëtare nuk e kanë licencën e nevojshme të furnizimit me energji elektrike, të cilën në vendin tonë e kanë 28 kompani. Për ta fituar këtë biznes, kriteret kryesore janë si më poshtë: kompania të ketë 20 milion euro kapital operativ, të mund të dërgojë fatura, të ketë përvojë në atë fushë, por gjithashtu të ofrojë një çmim për shpenzimet e saja. Vetëm qytetarët mund të përdorin energji elektrike nga furnizuesi universal. Kompanitë, madje edhe ato më të vogla, do të duhet të dalin në tregun e lirë.
Për t’i mbrojtur qytetarët nga lëvizja e çmimeve dhe të mos ndodhë ngritja e çmimeve të energjisë elektrike, ELEM-i në mënyrë dominuese do t’ua japë energjinë elektrike amvisërive, përmes Furnizuesit Universal. Kjo është parashikuar të zgjasë dhe të zvogëlohet çdo vit me dhjetë për qind, dhe në vitin e fundit 2025, 30 për qind e prodhimit të jetë për amvisëritë”- u shpreh Koço Angjushev, zëvendës kryeministër i Ekonomisë.
Kompetentët pohojnë se korrigjim në çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë nuk do të ndodhë. Përvoja e mëparshme ka treguar se kompanitë që furnizohen me energji elektrike në tregun e lirë kanë shpenzime të zvogëluara për rreth 40%, thonë nga qeveria.
Pritjet janë që deri për Vitin e Ri, të vendoset se cila kompani do ta luajë rolin e një furnizuesi universal. Është planifikuar të fillojë me punë nga 1 marsi. Në rast se situata komplikohet dhe dështon tenderi, rregullat e vjetra do të mbeten në fuqi deri në zgjedhjen e një furnizuesi të ri universal.
Ile Petrevski


