18 Shtator 2018 / 13:51
Në rastin gjyqësor “Trajektorja” për autostradat kineze sot u dëgjuan të gjitha bisedat audio që Specialja i dorëzoi si pjesë e procedurës dëshmuese. Në një nga bisedat, ish-zv/kryeministri Vlladimir Peshevski i shpjegon ish ministrit të Transportit Mile Janakieskit se banka kineze Eksim, nga e cila qeveria siguroi para për seksionet Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip është një nga më të korruptuarat. Mbrojtja edhe në këtë seancë i kundërshtoi bombat si dëshmi me shpjegimin se janë marrë në mënyrë ilegale. Në seancën e ardhshme më 12 tetor, në gjykatë do të lexohen porositë SMS që të pandehurit i kanë shkëmbyer. Të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugët Lupço Georgievski. Ata akuzohen se e kanë tejkaluar autoritetin gjatë zgjedhjes së një kompani që do të ndërtojë seksionet.
Alsat-M


