17 Shtator 2018 / 18:32
Ministra e Mbrojtjes së Italisë Elizabeta Trenta ateroi në Shkup në përkrahje të Referendumit të 30 shtatorit për çështjen e emrit. Ajo i bëri me dije homologes së saj, Radmilla Sheqerinska se Italia ka qenë dhe do të jetë mike e Maqedonisë dhe se do të vazhdojë të ia zgjasë dorën në procesin e integrimeve. Trenta tha se duhet të gjendet gjuhë e përbashkët mes aktorëve të politik në vend. Sipas saj, referendumi i 30 shtatorit është udhërrëfyes shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë. Ndërkaq Sheqerinska i bëri me dije homologes së saj italiane se Qeveria aktuale është angazhuar që ta shtyjë vendin para në proceset euro-integruese. Sheqerinska vlerësoi se tani janë qytetarët ata që do të vendosin për të ardhmen e vendit.
Kjo është vizita ime e parë në Maqedoni por edhe në Ballkan. Fillova pikërisht nga Maqedonia sepse tani është një moment shumë i veçantë dhe senzitiv në të cilin gjendet vendi. Ky është një moment historik i cili shpien drejtë ardhmërisë, është i bazuar në Marrëveshjen e Prespës e nënshkruar mes Greqisë dhe Maqedonisë. Në këtë moment faktikisht do të duhet të zgjidhet çështja e fundit, dhe ajo është çështje kontraverze e brendshme. Momentalisht tani gjendemi para fazës së Referendumit me të cilin do të vendoset diçka e rëndësishme për Maqedoninë, dhe ajo është e ardhmja e Maqedonisë”- tha Elizabeta Trenta ministrja e Mbrojtjes së Italisë.
Tani jemi më pranë Aleancës se asnjëherë më parë. Tani patëm sukses në hapat që në vitin 2008 nuk qenë frytdhënëse. Tani e kanë radhën që të veprojnë qytetarët e Maqedonisë të cilët do ta vërtetojnë vendimin e tyre të pa hamendshëm për këtë bashkim të fuqishëm. Maqedonia dhe Italia kanë bashkëpunim bilateral të shkëlqyeshëm të cilën arritëm ta ndërtojmë bashkë”- theksoi Radmilla Sheqerinska, ministrja e Mbrojtjes së Maqedonsië.
Alsat-M


