19 Shtator 2018 / 15:46
Për shkak të dyshimeve se gjyqtarja Dobrila Kacarska është në lidhje farefisnore me dikë nga të lënduarit më 27 prillin e përgjakshëm, avokati Antonio Apostolski kërkoi që ajo të mos e gjykojë rastin. Kërkesa u refuzua nga gjykata, dhe procedura vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Sashko Kocevski, dëshmoi i pari. Është punonjës në parlament, përgjegjës për sistemin e votimit elektronik. Ai e përshkroi 27 prillin e vitit të kaluar në detaje dhe theksoi se ai është anëtar i VMRO – DPMNE që nga viti 1991. U kujtua se kur Kryetari i atëhershëm i Kuvendit, Trajko Veljanski e ndërpreu seancën në orën 18, ka dëgjuar disa deputetë nga VMRO duke folur se nuk duhet të zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit. Kocevski dhe kolegët janë fshehur në regjinë teknike në Parlament, prej ku kryhen transmetimet televizive. Ata i ka shpëtuar shefi i sigurimit të Veljanoskit.
Ne si parti punonim si ushtri. Nga komitetet komunale pranonim udhëzime për prezencë në protestat kundër Platformës së Tiranës. Prezenca ishte pa shantazhe, pa sandviçë dhe të holla. Protestat i udhëhiqnin njerëz që nuk ishin anëtarë të partisë…- tha Sashko Kocevski, dëshmitar i ngjarjeve të 27 prillit.
Dëshminë e tij e dha edhe deputeti Ferid Muhiq nga koalicioni i LSDM-së. Ai 27 prillin e përshkroi si përvojë të hidhur ndërsa shton se është fshehur në njërën prej galerive. Gjithashtu, ai i ka dëgjuar bisedat e personave që janë futur dhunshëm. Një pjesë e tyre kanë pasur maska në kokë. Një prej momenteve më mbresëlënës që ai e tregoi para të akuzuarve ishte biseda që e kanë zhvilluar një pjesë e turmës e të cilët nuk i ka pa, por se i ka dëgjuar çfarë bisedojnë.
Epo, thashë në këtë kuptim shkoni atje, shikojeni këtë. Priste raport çfarë ka ndodhur me këtë apo atë ngjarje. Pastaj lajmi kryesor ishte se ata erdhën, citoj “Shqiptarë me armë”. Ai tha kontrolloni nëse është e vërtetë ndaju armë njerëzve- tha Ferid Muhiç, deputet.
Për ngjarjet më 27 prill, 33 persona janë të akuzuar për terrorizëm dhe shkelje të rendit kushtetues. Si dëshmitarë sot u thirrën edhe kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush dhe gazetarja Dushica Mrgja. Megjithatë, gjykimi u ndërpre sepse iu përkeqësua gjendja të akuzuarit Munir Pepiç.
Bojan Stojanovski


