21 Shtator 2018 / 16:02
Numri një i “Ngrohtores”, Dimitar Haxhimishev akuzoi Gjykatën e Apelit në Shkup se me vërtetimin e vendimit për falimentim të centralit të gazit “Te- To” ka shkelur ligjin. Haxhimishev thotë se pronarët e “Te- To” kanë hapur falimentim të rremë të kompanisë, që mos ta paguajnë borxhin ndaj “Ngrohtores” në lartësi prej 30 milionë euro. Ai akuzoi se vendimi i këtillë është skandaloz dhe se janë të përfshirë më shumë palë. Ata kanë ngritur kallëzim penal ndërsa siç tha, rastin e ka hetuar edhe Policia Financiare.
Rrjedha e plotë e procesit është falimentim i rremë i të gjitha aktiviteteve që janë realizuar në këtë proces, kjo qartë tregon se ka vepruar strukturë e organizuar, ku përveç “Te-To” përfshihen edhe subjekte tjera ndërsa kuptohet kur kështu ndodhin gjërat, vërehet mungesa e institucioneve të caktuara shtetërore”- theksoi Dimitar Haxhi Mishev- “Ngrohtorja”.
Ndaj akuzave të Haxhimishevit, u përgjigjën nga kompania “Te- To”. Në njoftim me shkrim shprehen se veprojnë sipas vendimeve të institucioneve përgjegjëse dhe se pohimet e Haxhiishevit janë tentim për shtrembërimin e të vërtetës.
Kompania “Te-To”
“Te- To” SHA Shkup para institucioneve kompetente nxori dokumentacionin e plotë dhe gjendjen faktike, sipas ligjeve u pranua pasi provat ishin të qarta. Një nga palët e përfshira, në opinion vazhdimisht nxjerr pohime që nuk bazohen në fakte e as nuk kanë mbështetje në dëshmi”.
“Ngrohtorja” ka 10,8% në “Te- To” ndërsa pjesa e mbetur apo 89,2% i kapitalit është në pronësi të “Bitar Holdings Limitid”.
Aleksandra Spasevska