20 Shtator 2018 / 14:29
Pushteti ka aktivizuar tërë potencialin e vet për të mobilizuar sa më shumë qytetarë të dalin në zgjedhje dhe ti thonë “Po” Marrëveshjes për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, ndërsa opozita maqedonase sikur po tenton të arsyetojë mos-daljen në referendum. Nga ana tjetër partitë shqiptare janë duke shfrytëzuar referendumin për të bërë fushatë politike.
Në studio për të debatuar mbi referendumin të ftuar janë:
Edmond Ademi, ministër i Diasporës nga radhët e LSDM-së; Hysni Shaqiri, ish deputet dhe Ilir Luma, analist politik.


