20 Shtator 2018 / 12:09
Eurodeputetja nga radhët e partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Maria Spyraki përsëriti qëndrimin e partisë së saj kundër Marrëveshjes për emrin. Spyraki në një deklaratë për media nga Kuvendi i Shkupit theksoi se partia e saj dhe populli grek nuk pranon egzistencën e popullit dhe gjuhës maqedonase.
Spyraki madje tha se vendi nuk i plotëson kriteret e Kopenhagës dhe se nuk është është gati për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE.
Dua t’i sqaroj popullit të IRJM-së se ka mungesa të madhe të zbatimit të reformave. Jemi këtu që t’iu kërkojmë autoriteteve dhe partive politike të ecin para, në mënyrë që të zbatojnë ligjet që veçmë i kanë miratuar. Ne e mbështesim perspektivën e IRJM-së për t’u integruar, por akoma nuk është gati për të marrë datë” tha Spyraki.
Alsat-M


