20 Shtator 2018 / 15:17
Më shumë se 1.000 nxënës në shkollën “Vëllazërim bashkimi” po ndjekin mësimet në kushte të mjerueshme. Kjo është shkolla fillore e vetmja në Ohër, ku pos në gjuhën maqedonase, mësohet edhe në gjuhën shqipe. Prindërit ankohen për lagështi në klasa, inventarin e vjetër dhe të keqe, si dhe kushtet e këqija hapësinore. Në gjendje të keqe është edhe fasada e shkollës.
Drenazhi është gjëja kryesore që duhet bërë, sepse shkolla po mbytet në lagështi. Çatia patjetër të rregullohet sepse ende është me asbest, zdrukthëtaria ende nuk është ndërruar. Pra, fëmijët në këtë shkollë po mësojnë në kushte shumë të këqija”- theksoi Emir Mufti , kryetar i Këshillit të Prindërve.
Shkollën sot e vizitoi gjenerali i Gardës Kombëtare në Vermont, Stefan Krej. Autoritetet lokale presin ndihmë për rinovim të shkollës nga USAID-i dhe ushtria amerikane. Për vitin e ardhshëm njoftuan se do të ndërrohet çatia prej asbesti.
Mendoj se është mirë që të vazhdojmë të ndihmojmë kudo që të mundemi dhe t’i bëjmë shkollat më të sigurta dhe më të mira në Maqedoni, ku mund të ndihmojmë për të ardhmen tuaj”- u shpreh Stefan Krej, gjeneral i Vermont.
E shtymë rinovimin e shkollave për këtë sezon veror sepse projektet nuk ishin përfunduar dhe ne nuk duam të hyjmë në rindërtim pa pasur projekte dhe leje themelore”- theksoi Jovan Stojanovski , kryetar i Ohrit.
Në dy objektet e Shkollës të ndërtuara në vitin 1948 dhe 1965 mësojnë 1,100 nxënës nga të gjitha kombësitë.
Miki Trajkovski


