20 Shtator 2018 / 15:39
Korrupsioni dhe sundimi i keq i së drejtës janë pengesat më të mëdha të biznesmenëve austriak për të punuar në Maqedoni. Megjithatë, ata shprehen se klima e biznesit në vend është solide dhe presin që ekonomia të rritet për të pasur stabilitet më të madh.
Nëse e lexoni raportin për përparimin, të lëshuar nga Komisioni Evropian, do të shihni se atje është shkruar gjithçka, Atje flitet për mungesë të sundimit të së drejtës, probleme me korrupsionin. Por, sipas mendimit tim, duke lexuar gjithë raportin konsideroj se ai ka një ton optimizmi. Është konfirmuar se Maqedonia ka shënuar një progres të madh në muajt e fundit dhe shpresojmë se kjo do të vazhdojë kështu”- tha Marlin Burgstaler, Departamenti tregtar në Ambasadën e Austrisë.
Investitorët nga Austria shprehen se kanë vështirësi edhe në angazhimin e kuadrit të kualifikuar, por kjo sipas tyre është problem global në rajon. Nga autoritetet presin që të investojnë më shumë në arsimimin e të rinjve. Përveç kësaj, kompanitë maqedonase kanë probleme edhe me cilësinë që nevojitet për paraqitje në tregjet evropiane.
Tregu austriak dhe tregjet në Evropë nuk kanë barriera për import të produkteve maqedonase, veçanërisht ato nga industria e metalit dhe ajo elektrike, por ajo që vërehet në disa raste, në mundësitë për bashkëpunim, është mungesa e standardeve përkatëse që kompanitë maqedonasi duhet t’i përmbushin që të mund të jenë seriozisht konkurrentë në tregjet në Evropë”- theksoi Daniella Mihajllovska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Problemi me korrupsionin, burokracia voluminoze, por edhe qasja deri te kuadri i kualifikuar janë probleme afatgjate që nuk i mundojnë vetëm investitorët nga Austria, por të gjithë biznesmenët që vendosin ta investojnë kapitalin e tyre në vend.
Ile Petrevski


