20 Shtator 2018 / 11:46
Referendumi do të ketë sukses dhe kjo është një shans për Maqedoninë, kështu u shpreh për gazetarët sot ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula Von Der Laine. Ajo referendumin e krahasoi me bashkimin e Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore. Laine është ministri i katërt gjerman që viziton Maqedoninë në afat të shkurtër.
Ju pret referendum. E di se ai lidhet me emrin e shtetit tuaj, identitetin dhe historinë tuaj, por megjithatë këtë referendum e shoh si shans të madh. Besoj se qytetarët e vendit tuaj do të marrin pjesë në mënyrë aktive. Nga përvoja jonë lidhur me bashkimin e Gjermanisë mund të them se shanset e tilla janë unike dhe se duhet shfrytëzuar. Edhe kur flas për shfrytëzimin e shansit dua të them se flas për Evropën e bashkuar, se dëshirojmë së bashku të vazhdojmë ta ndërtojmë Evropën me ju”, tha ministrja Fon der Lain.
Ministrja maqedonase Shekerinska tha se ekipet për pranim të Maqedonisë në NATO po punojnë vazhdimisht dhe se janë të gatshëm për të përmbushur kërkesat e Aleancës.
Që kur e morëm ftesën për në NATO formuam ekipe për përgatitjen e bisedimeve inkuadruese. Ekipet e NATO-s ishin në vendin tonë ndërsa në fund të muajit do të pasojnë takime me përfaqësues të Aleancës së NATO-s në Bruksel. Nuk presim kurrfarë çështjesh të cilat mund ta ngadalësojnë procesin. Mundemi prej tash të themi se fokusi ynë është atje. Maqedonia do të jetë e gatshme ta dakordojë protokollin për të hyrë në NATO”


