Një prej rezidencave më luksoze dhe më të njohura të Romës është kthyer sonte në epiqendrën e një prej dasmave më të shumëpritura të showbizit shqiptar. Këngëtarja e njohur, Kida, dhe partneri i saj, Ajbi, kanë zgjedhur pikërisht Villa Miani për të kurorëzuar dashurinë e tyre, në një ceremoni që pritet të mbledhë në një vend disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare. E vendosur në majën e Monte Marios, Villa Miani njihet për arkitekturën elegante, ambientet luksoze dhe pamjen spektakolare që ofron mbi qytetin e Romës. Pikërisht ky ambient është zgjedhur nga çifti për të shënuar një…
Author: almakos
Një moment tensioni e paniku është regjistruar në protestën para komisariatit 3. Një i mitur ka shpërthyer në të qara dhe i frikësuar, pas tensioneve. Ndërsa nëna e tij i është drejtuar me tonë revoltuese policisë, duke i kërkua që t’i mbrojë qytetarët dhe jo t’i frikësojë. The post I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Një “luftë” virtuale e djalit të Benjamin Netanyahut, Yair Netanyahu ndaj Britanisë për shkak se kjo e fundit, megjithë mbështetjen ushtarake dhe diplomatike për fushatën gjenocidale izraelite në Gaza, vazhdon ta njohë “Palestinën” si shtet. Tani kur Argjentina është shndërruar në një shtet vasal të Izraelit me presidentin sionist Javier Milei, Yair Netanyahu ka hapur temën e Ishujve Falkland, të cilët para një viti ishin territor argjentinas para se të pushtoheshin nga Britania kolonialiste. Netanyahu tashmë disa ditë merret me këtë temë, ndërsa fillimisht kishte postuar një status në X ku thotë se ishuj Falkland janë të Argjentinës. Pse kjo…
Pas tensioneve të regjistruara mbrëmjen e së martës përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ku dënon atë që e cilëson si dhunë të ushtruar ndaj protestuesve. “Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor!”, shkruan Berisha në nisje të deklaratës. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës kryeministri Edi Rama ka provokuar protestuesit nga godina e Kryeministrisë dhe më pas, sipas tij, ka urdhëruar ndërhyrjen e forcave të policisë. Postimi i plotë: Deklaratë e Partisë Demokratike. Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor! Sonte Edi Rama…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin, Ajbin. Artistja ka zgjedhur një ceremoni elegante dhe plot shkëlqim për të shënuar një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së saj, ndërsa dasma është zhvilluar në një nga rezidencat luksoze të Romës. Në një atmosferë të veçantë dhe romantike, çifti ka mbledhur pranë vetes familjarë, miq dhe njerëz të afërt, të cilët kanë qenë dëshmitarë të këtij kapitulli të ri në jetën e tyre. Ceremonia është karakterizuar nga eleganca, detajet luksoze dhe një dekorim i menduar deri në detaje,…
Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndarë në dy grupe, duke u zhvendosur drejt Komisariatit Nr. 1 dhe Komisariatit Nr. 3, ku ndodhen disa prej protestuesve të shoqëruar pas protestës së 94-të te Kryeministria. Një grup qytetarësh është mbledhur pranë Komisariatit Nr. 3, ndërsa një tjetër grup është drejtuar te Komisariati Nr. 1, në shenjë solidariteti me personat e shoqëruar pas protestës së 94-të. Përpara komisariateve, protestuesit kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të shoqëruar, duke bërë thirrje: “Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm!” Burime bëjnë me dije se pas protestës së 94-të janë ndaluar në total 11 persona, 6 prej të…
Pas më shumë se një ore qëndrimi dhe bllokimi të hyrjeve të Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Në ditën e 94-të të revoltës, qytetarët kanë lëvizur nga zona përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit. Marshimi vjen pas një mbrëmjeje të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit u vendosën përpara hyrjeve të godinës së Kryeministrisë, ndërsa në terren u angazhuan forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së. Përgjatë protestës, qytetarët kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për dorëheqjen e tij. The post Pas bllokimit të hyrjeve të Kryeministrisë për më…
Arbnora Ademaj po vazhdon të shijojë ditët e verës, ndërsa herë pas here ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria dhe paraqitjet e ndryshme në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka tërhequr vëmendjen me një fotografi të re, ku shfaqet me një pamje elegante dhe të kuruar. Arbnora ka zgjedhur të vishet me një fustan të zi, i cili i përshtatej mjaft mirë dhe vinte në pah linjat e saj trupore. Me stilin e zgjedhur, ajo ka sjellë një paraqitje klasike dhe njëkohësisht tërheqëse, duke treguar edhe një herë kujdesin që i kushton pamjes së saj. Fustani i zi,…
Protesta e 94-t kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë ndryshuar skenarin e tubimit dhe kanë bllokuar hyrjet e godinës. Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, ndryshe nga ditwt e tjera kur qytetarët zhvendoseshin para Kryeministrisë ku mbaheshin fjalimet, protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë përpara hyrjeve të godinës. Në duart e qytetarëve shihen flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole të “Revolucionit Flamingo”, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit kanë vijuar gjatë gjithë mbrëmjes. “Arrestoni Ramën”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi” janë ndër thirrjet që kanë jehuar në shesh.…
Në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2020 deri në vitin 2025 janë ndërtuar 36.281 banesa, ndërsa vetëm në qershor të vitit 2026 janë lëshuar leje për 754 banesa të reja. Në të njëjtën kohë, regjistrimi i vitit 2021 tregoi se 307.187 banesa, ose 36,6 për qind e totalit, ishin të pabanuara. Pavarësisht kësaj, çmimet e pronave vazhdojnë të rriten. Në Qendër të Shkupit, një apartament prej 50 metrash katrorë është shitur për 168 mijë euro, ndërsa në Ohër një apartament prej 66 metrash katrorë ka arritur çmimin prej 211.200 eurosh. Këto janë ndër transaksionet më të shtrenjta dhe nuk përfaqësojnë…
Tensione e kaos para Kryeministrisë. Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë. Pranë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së. Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë. Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve janë shënuar disa herë gjatë mbrëmjes. The post Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje me policinë, qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Tensionet janë përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pranë Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 94-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimet e para. Protestuesit kanë bllokuar të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre. “Dorëheqje!” dhe “Ju erdhi fundi!” janë ndër thirrjet e protestuesve, të cilët prej 94 ditësh vijojnë aksionin kundër qeverisë. Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator. Forca të shumta policie…

