Një “luftë” virtuale e djalit të Benjamin Netanyahut, Yair Netanyahu ndaj Britanisë për shkak se kjo e fundit, megjithë mbështetjen ushtarake dhe diplomatike për fushatën gjenocidale izraelite në Gaza, vazhdon ta njohë “Palestinën” si shtet.
Tani kur Argjentina është shndërruar në një shtet vasal të Izraelit me presidentin sionist Javier Milei, Yair Netanyahu ka hapur temën e Ishujve Falkland, të cilët para një viti ishin territor argjentinas para se të pushtoheshin nga Britania kolonialiste.
Netanyahu tashmë disa ditë merret me këtë temë, ndërsa fillimisht kishte postuar një status në X ku thotë se ishuj Falkland janë të Argjentinës. Pse kjo temë është kaq e ndjeshme për Britaninë?
Në vitin 1982, kur diktatori argjentinas Leopoldo Galtieri filloi një sulm ushtarak për të rikthyer sovranitetin dhe integritetin mbi ishujt, Britania e udhëhequr atëbotë nga Margaret Thacher iu përgjigj ushtarakisht sulmit për të mbrojtur sovranitetin dhe mosndryshimin e kufijve me forcë, duke arritur dorëzimin e trupave argjentinase në qershor 1982.
Në këtë përplasje ushtarake, roli i SHBA-së ka qenë thellësisht diskutabil. Jo më pak i rëndëishëm ka qenë edhe pozicioni i Izraelit. Avdi Bakiju /SHENJA/
The post BOTA NË FOKUS | Beteja Britani – Argjentinë për ishujt Falkland, Izraeli në mes appeared first on TV-SHENJA.


