As kryeministri Hristijan Mickoski nuk e konsideron rrezik për krizë politike bllokadën parlamentare të paralajmëruar nga BDI. Ai deklaroi se, bllokimi i miratimit të ligjeve me Badenter në Kuvend nga ana e BDI-së nuk mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk sheh krizë dhe se pushteti ka shumicë stabile. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, tha Mickoski. Ai shtoi: “Do t’ju rikujtoj se kryetarin e Kuvendit e zgjodhën në shkallë”. Nga ana tjetër, kryeparlamentari Afrim Gashi tha të hënën se, pavarësisht paralajmërimeve…
Author: almakos
Me buxhetin e një apartamenti 2+1 në Tiranë — rreth 199 mijë euro — blen një apartament në Sarandë ose në Vlorë qytet. Në Dhërmi apo Palasë nuk të mjafton. Kjo është, e thënë me një shifër, harta e sotme e bregdetit shqiptar. Krahasimi i tregut bregdetar është bazuar në ofertat aktive të duashpi.al, portali më i madh i pronave në Shqipëri. Platforma përfshin prona në destinacionet kryesore të bregdetit dhe mundëson krahasimin e tyre sipas zonës, çmimit dhe tipologjisë. Të dhënat i përkasin listimeve të publikuara midis janarit dhe qershorit 2026. Çfarë blen me 90 mijë euro Në këtë…
Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha. Pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm Alban Dokushin. Dokushi rikthehet kështu në detyrë edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila kishte vendosur në favor të tij. Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim. The post “Furtunë” në Bashkinë e…
Me fillimin e vitit te ri shkollor, kryetari i Komunes se Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi SHF “Hasan Prishtina”, ku uroi nxenesit, mesimdhenesit dhe prinderit per nje vit te mbare dhe te suksesshem shkollor. Brenda vetem nje viti, ne shkollat fillore te Çairit jane siguruar 1.000 banka dhe 2.000 karrige te reja shkollore, duke rinovuar keshtu rreth 60% te inventarit shkollor. Vetem kete vit, shkollat po pajisen me 800 banka dhe 1.600 karrige te reja, duke krijuar kushte me te mira dhe me funksionale per nxenesit. “Shendeti, zhvillimi i shendetshem dhe mireqenia e femijeve tane jane prioritet per ne. Brenda vetem…
Këngëtari i njohur, Arian Agushi, ka ndarë një moment mjaft emocionues me ndjekësit e tij. Ai ka publikuar një fotografi pranë të birit, Guerilit, i cili sot ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij – ditën e parë në parashkollor. Krahas fotografisë së ëmbël, Ariani i ka kushtuar të birit fjalë të ndjera, duke i uruar shumë buzëqeshje, shokë të rinj dhe suksese në rrugëtimin e tij të ri. “Gjithmonë me guxim, beso në veten tënde dhe mos e humb kurrë atë buzëqeshjen tënde të ëmbël”, ka qenë një nga mesazhet prekëse të babait për Guerilin.
Deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor. Nga këto, 53 janë konfirmuar, nga të cilat 52 janë të shtruar në spital, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp. Ai informoi se javën e fundit ka pasur pesë raste, nga të cilat dy janë të pakonfirmuara, që është një rënie në krahasim me tre javët e mëparshme kur kishte nga 9 në 11 raste, dhe ka edhe ndryshime në atë që rastet e fundit të etheve të Nilit Perëndimor në Shkup vijnë nga pjesa veriore, verilindore e qytetit,…
Në Tiranë zhvillohet sot protesta e 94-të e organizuar kundër qeverisë, në vijim të një serie tubimesh që kanë nisur prej më shumë se tre muajsh. Në qendër të kërkesave të protestuesve vijon të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. Organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës shprehen se synojnë një ndryshim të thellë të mënyrës së qeverisjes dhe të përbërjes së klasës politike. Një nga propozimet kryesore të artikuluara prej tyre është ngritja e një qeverie tranzitore, e cila sipas kërkesës së protestuesve do të kishte një mandat 12-mujor. Kjo periudhë do të shërbente, sipas tyre, si një fazë kalimtare drejt…
Soni Malaj po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë. Ajo kohëve të fundit ka marrë pjesë në shumë mbrëmje muzikore, duke argëtuar të pranishmit më zërin e saj të ëmbël. Krahas muzikës, Soni është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton ORAinfo. Këngëtarja se fundmi ka nisur pushimet në një vend luksoz. Nga atje ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet super joshëse. Në bikini, Soni ekspozon trupin si ‘peshk’. Ndonëse ka kaluar të 40-tat, këngëtarja me këtë pamje po i sfidon edhe vajzat e reja. /ORAinfo/
Kryeministri Hristijan Mickoski ka siguruar se në Shkollën e mesme të policisë “7 Maji” do të ketë paralele në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera. “Po, po, absolutisht, nuk ka asnjë problem këtu. Natyrisht, nëse plotësohen kushtet, këtë vit do të ketë paralele ku mësimet do të ndiqen në shqip. Nuk duhet të ketë asnjë sfidë për asnjë nga nxënësit e regjistruar, as për prindërit e tyre”, ka thënë Mickoski. Ai tha se interesi për këtë shkollë ka qenë i ulët, ndërsa shtoi se qeveria ka ulur kriteret. “Nga gati 453 nxënës të regjistruar në shkollën e mesme, 41…
Nga sot, 1 shtator, transporti publik në Tiranë nis funksionimin me një numër më të reduktuar autobusësh. Operatorët urbanë kanë nxjerrë në qarkullim rreth 20-30% më pak mjete, masë e cila prek frekuencën e shërbimit në linjat urbane të kryeqytetit. Reduktimi vjen në një kohë kur operatorët kanë ngritur shqetësime për situatën financiare dhe kostot e operimit të shërbimit. Për pasagjerët, masa pritet të sjellë intervale më të gjata të qarkullimit të autobusëve në linja të ndryshme. Vendimi për reduktimin e mjeteve ishte paralajmëruar më herët nga operatorët përmes kërkesave drejtuar institucioneve përgjegjëse. Nga sot, shërbimi urban në kryeqytet vijon…
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka thënë se zgjidhja për çështjen e nxënësve të shkollës “Penko” është që ata fëmijë të cilët kanë motër apo vëlla në atë shkollë do të mund të regjistrohen në “Penko”, ndërsa ka shtuar se qëllimi i tyre është vetëm sigurimi i mësimit kualitativ. “Nuk mendoj se askush është i diskriminuar dhe më vjen keq që ju dha konotacion etnik për shkak se nuk ka të bëjë aspak me atë që dikush dëshiron ta paraqes. Ajo që është me rëndësi, është se për të gjitha shkollat, edhe për këtë, por shoh edhe në…
Tensionet në Evropën Lindore vijojnë të rriten për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Disa dronë shkaktuan një alarm për sulm ajror në Letoni gjatë natës dhe më pas hynë në hapësirën ajrore të Estonisë, sipas raportimeve të transmetuesit publik estonez ERR. Pas hyrjes së dronëve në territorin estonez, avionët luftarakë të NATO-s nga Misioni i Patrullës Ajrore Baltike u ngritën në ajër për të monitoruar situatën. Forcat e Mbrojtjes së Estonisë njoftuan se rreth orës 03:00 të mëngjesit u aktivizua alarmi për kërcënim ajror në disa zona të vendit. Nënkoloneli Uku Arold, drejtues i Departamentit të Komunikimit Strategjik…

