Nga sot, 1 shtator, transporti publik në Tiranë nis funksionimin me një numër më të reduktuar autobusësh.
Operatorët urbanë kanë nxjerrë në qarkullim rreth 20-30% më pak mjete, masë e cila prek frekuencën e shërbimit në linjat urbane të kryeqytetit.
Reduktimi vjen në një kohë kur operatorët kanë ngritur shqetësime për situatën financiare dhe kostot e operimit të shërbimit. Për pasagjerët, masa pritet të sjellë intervale më të gjata të qarkullimit të autobusëve në linja të ndryshme.
Vendimi për reduktimin e mjeteve ishte paralajmëruar më herët nga operatorët përmes kërkesave drejtuar institucioneve përgjegjëse.
Nga sot, shërbimi urban në kryeqytet vijon të ofrohet me kapacitet të reduktuar të flotës.
The post Nga sot më pak urbanë në Tiranë, operatorët reduktojnë me 30% flotën e autobusëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


